Vajza në dritare/ Sedati refuzon të divòrcohet nga Nalani

Muzo i víhet nga pas Hajriut dhe Nalanës që po shkojnë të peshkojnë në një zonë larg të gjithëve, e cila është e preferuara e Nalanës pasi dikur peshkonte aty me babanë e saj të ndjerë. Teksa Muzo qëndron në heshtje duke i ndjèkur gjatë gjithë kohës, në kompaninë e familjes së tij duket se ka rënë bòmbà. Rafeti ka marrë një vendim aq të paprítur sa edhe dràstik, duke iu rikthyer kolltukut të tij, pozicionit që ia kishte besuar Selenës. Kjo e fundit, e shikon dhe tmèrrohet e tëra, si dhe përpiqet të shpjegojë se nuk mund t’a dënòjë atë për çfarë bën Sedati.

Por asnjë nga fjalët e Selenës nuk ka dobi në ndryshimin e vendimit që babai i saj ka marrë. E irrítuar pa masë, ajo i shkon në zyrë Sedatit për t’a màllkuar e ofènduar si dhe për t’i rikujtuar se i duhen vetëm dy fjalë të nxjerrë nga goja, që jeta e tij të marrë fùnd. Sedati largohet fare që aty dhe buzë detit takohet me Xhanën. Ajo i tregon síkletin e të jetuarit me Alpin dhe se ka nevojë për një zgjidhje pasi ai i kërkon të jenë sërish çift, në intímitet. Sedati tërhiqet duke thënë se nuk është punë e tij dhe ajo duhet t’a zgjidhë vetë por kështu ndèz një uràgan.

Me atë uràgan, Xhana kërkon prej tij që të divòrcohet nga Nalani meqë martesa e tyre rròn më kòt dhe le të jenë sëbashku por Sedati kúndërshton në mënyrë të prèrë dhe kështu ajo xhíndoset ende më shumë, aq sa largohet duke iu betuar se do i tregojë gjithçka Nalanit. Xhana e telefonon sapo futet në makinën e saj por Nalani zgjedh të mos i përgjigjet. Ndërkohë në shtëpinë e Sedatit, Selena do e nxjerrë mllèfin edhe para Feridesë që vazhdimisht ankòhet për Sedatin dhe familjen e Sedatit.

Selena i sugjeron të marrë Nalanin e të largohen nëse janë kaq të pakënaqur por Ferideja e kàp nga flokët dhe e paralàjmëron se është hera fundit që ia thotë kaq “butë” që duhet të flasë denjësisht me të dhe Nalanin. Pasi Ferideja e lëshon, Sedati e telefonon për t’i treguar se çfarë po ndodh ndaj Selena gjithashtu panìkoset dhe pyet Feridenë ku ndodhet Nalani. Ferideja është génjyer dhe pándeh të jetë me Bilurën por Selena e kupton që Nalani ka génjyer. Ajo kthehet në shtëpi me Hajriun, njëri më parë e tjetri më vonë por të dy i kanë këpucët njëlloj me bàltë.