PREMTIMI/ Narini ndodhet në rrezìk të madh pas kùrthit të Erhanit

Erhani nuk e pranon refuzimin që i bën Narini, prandaj vendos të hàkmerret në një formë shumë të frìkshme. Ai gjen kontaktin me një nga personat e rrethit të ngushtë të màfìoz Xhaferit, nga i cili Narini ia ka mbàthur prej vitesh nga Azèrbàjxhani. Ndonëse ai vetë e ka vràrè qëllimisht djalin e Xhaferit gjatë operacionit që i kanë bërë, ai hèdh shpìfje mbi Narinin dhe thotë se e ka bërë ajo. Për më tepër, e rrezìkon aq shumë Narinin, saqë u tregon atyre adresën e vendit të saj të punës.

Narinit i shkon menjëherë për vizitë njëri prej tyre. Ai hìqet si pacìent por Narini dukshëm vëren se diçka nuk shkon me të. Që nga ai moment, ai qëndron në spìtal, i fshèhur në qoshe të ndryshme, që t’a ndjèkë në çdo hap Narinin. Kjo e fundit, merr dhe një telefonatë nga Shehrija, që mes lòtësh i tregon vendimin e Kemalit për shpërngulje, si dhe kërkon nga Narini që ajo t’a bëjë Kemalin të tërhiqet nga ai vendim. Narini nuk e beson aspak se ka një ndikim të tillë tek Kemali, por Shehrija beson.

Telefonata tyre ndërpritet nga ardhja e Ojës, që fillimisht Narinin e gëzon por shumë shpejt e trìshton, sepse nuk e lejon të flasë, vetëm e rèndon duke i thënë se sa shumë i ka lènduar, e akùzon që nuk u ka treguar më parë dhe nuk e beson kur Narini i betohet se ka dashur t’a largojë Erhanin nga jeta e tyre, pa e marrë vesh njeri se si qëndronte e vërteta. Sakaq, në anën tjetër ndodhet familja e vëllasë tjetër së Ojës, ajo e Hikmetit, ku të gjithë po presin në sallon sepse Suna u ka kërkuar të mblidhen.

Ato presin me padurim ardhjen e saj dhe Suna nuk vonon. Para tyre dhe me një buzëqeshje shumë të madhe, ajo hedh në tokë patèricat në të cilat është mbajtur prej muajsh të tërë dhe për herë të parë pas shumë vitesh që i ka kaluar në kàrrigen me rrota, ajo hedh hapa përpara pa u mbajtur askund. Hapat janë të vegjël dhe të ngadaltë por shumë të sigurtë. Buzëqeshjet përshkojnë fytyrat e të gjithëve dhe ato nxitojnë për t’a përqafuar, por Suna nuk i lejon. Ajo i afrohet vetëm babait të saj, për t’i dhënë kurajon dhe shpresën se një ditë, edhe ai do ecë sërish.