PREMTIMI/ Rejhani triumfon mbi Xhavidanën

Rejhani e ka të véshtirë t’a marrë veten pasi mëson se Gylsymi është hàjdutja e orës për të cilën ajo ka akùzuar dhe ka dëbùar nga puna Nigarin, rrjedhimisht edhe Seferin. Ajo nuk tregohet aspak tolerante por i flet aq réndë dhe ashpèr sa duhet. Megjithatë, ajo merr Gylsymin dhe largohen nga shtëpia për pak. Xhavidana shfrytëzon situatën për t’a nxìtur Emirin kúndër Rejhanit. Ajo i thotë se Rejhani nuk është e aftë në drejtimin e shtëpisë sepse po bën një sy qòrr dhe një vesh shurdh para fájtores së vërtetë, vetëm sepse është e motra.

Emiri névrikoset që Rejhani ka dalë nga shtëpia pa e folur çfarë ka ndodhur dhe e telefonon atë disa herë rradhazi, por nuk merr dot asnjë përgjigje nga ajo. Pak çaste më vonë, Rejhani kthehet në shtëpi me Gylsymin. Xhavidana e ka gojën vesh më vesh, nga gàbimi që pàndeh se po bën Rejhani por para se Rejhani të flasë, dëgjohet zilja e derës. Ajo i hap derën Nigarit dhe Seferit, të cilët kësaj here vijnë me kokën lart, ndryshe nga ikja nga shtëpia që ishte me kokën poshtë. Para të gjithëve, Rejhani pranon se ka gàbuar.

Ajo tregon se i ka bërë pádrejtësi Nigarit, edhe pse nuk ka qenë e qëllimshme. Duke kërkuar shumë falje nga Nigari, nga Seferi dhe të tjerët në shtëpi, Rejhani gjithashtu tregon se fájtorja e vërtetë është Gylsymi. Emiri ndihet krenar me drejtësinë e gruas së tij, gjë që ia prísh planet tótalisht Xhavidanës por edhe e tríshton së tepërmi Rejhanin, aq sa ajo nuk ngrihet nga shtrati. Xhavidana nxèhet së tepërmi dhe pretendon t’a nxjerrë inàtin tek Gylsymi por kjo e fundit, i ulèret duke i thënë se për fàjin e saj, u bë njeriu më pa vlerë në atë shtëpi.

Sakaq, në anën tjetër, Oja i shkon në kompani vëllai të saj Kemalit, për t’a krítikuar si mos më kèq për ngurtësinë e tij para Narinit. Ajo i thotë se me këtë ecuri, do mbesë i vetëm edhe pak vite, sepse po i largon e po i léndon të gjithë që ka rreth e rrotull. Duke marrë shkas nga ato fjalë, Kemali thyèn çdo parim dhe akull brenda vetes dhe i bën surprizë Narinit në restorant, ku e mbush gjithë vendin me tullumbace në formë zemrash, në të njëjtën kohë kur në një vend tjetër, Oja po takohet me Erhanin, i cili në atë takim sjell lule për të.