PREMTIMI/ Rejhani ngre zërin para Xhavidanës

Rejhani ndikohet sërish nga Gylsymi, të cilën e pàndeh të jetë motra e saj dhe duke marrë shkas nga ankèsa fundit e Gylsymit, Rejhani e paralàjmëron Xhavidanën t’i qëndrojë larg asaj. Ajo i betohet se për të motrën, nuk do jetë aq e butë dhe e qetë sa ç’ka qenë para pádrejtësive që i janë bërë asaj. Pavàrësisht paralàjmërimit shumë të fortë që i bën Xhavidanës për herë të parë, Rejhani nuk i tregon asgjë Emirit, që qëndron i vetëm në dhomën e tij, sepse ka marrë të ftohur.

Emiri është mëse i gëzuar në dhomën e tij, pasi shikon lumturinë që i ka dhuruar Rejhanit dhe gëzohet për të, njësoj si për veten. Asnjëri prej tyre nuk e di se e gjitha është inskènim i Xhavidanës, ndërsa Gylsymi e vazhdon màshtrimin pa ndjerë aspak ndërgjegje të vràrè, edhe pse Rejhani shfaq shumë dashuri, afeksion dhe delikatesë pas saj. Së fundmi, Gylsymi ankòhet edhe për ngrënien, duke thënë se Xhavidana nuk po e lejon të hajë sa herë që e shikon të vetme dhe sërish, Rejhani e paralàjmëron atë.

Sakaq, në oborrin e tyre, shumë shpesh ndodhet Taxhi. Ai ndihet shumë në túrp para Sunës për të shkuarën e tij dhe ngurron t’i dalë përpara, veçanërisht pasi Suna i ka thënë se familja nuk e lejon të takohet me të. Nga dashuria, ai e vështron në largësi, pa iu afruar. Ndërkohë, në shtëpinë ku punon Taxhi, Oja mëson për situatën mes Narinit dhe vëllasë së saj por jo për arsyen konkrete. Ajo bisedon me Narinin, derisa në shtëpi vjen Kemali. Sapo ky i fundit vjen, Narini nxiton pas tij për në dhomë.

Kemali, nuk e kupton sa e léndon duke i thënë se nuk i intereson aspak e shkuara saj apo diçka tjetër që mund të ketë të bëjë me të por i intereson vetëm të dijë në çfarë rrezìku është familja e tij, ku përmend vetëm Ojën, Masallin dhe Shehrijen. E dètyruar, Narini i tregon emrin e màfìozit që i është vènë nga pas prej shumë kohësh dhe me aq mbyllet biseda. Paralèlisht, Erhani hap një bisedë në kompani, me Jonxhën. Jonxha i flet shumë sinqerisht, pa dyshùar në qëllimet e tij dhe nga ajo bisedë, Erhani vetë kupton se Narini dhe Kemali janë martuar për gjÿqìn e Masallit.