PREMTIMI/ Rejhani i shpëton kùrthit të Xhavidanës

Emiri është shumë i lumtur për lajmin e madh të shtatzënisë së Rejhanit, aq sa nuk ndalon në përkujdesje ndaj saj, derisa kalon në ekzagjerim. Rejhani i kërkon të jetë më i përmbajtur sepse ajo është ende në fillim të shtatzënisë dhe nuk ka përse pushon aq shumë sa ai i kërkon. Mirëpo, Emiri është aq i vendosur saqë në mëngjes, e zgjon Rejhanin me një tubë tullumbacesh që fluturojnë në qiell vetëm për të. Më pas, të gjithë sëbashku zbresin për të ngrënë mëngjes, pa e ditur se Xhavidana ka plane kundër tyre.

Ajo ka hedhur lëngun e dëmshëm në gotën e çajit të Rejhanit por për fat, Rejhanit i përzihet menjëherë sepse është më e ndjeshme ndaj aromave, dhe e heq nga dora, duke mos pirë as edhe një gllënjkë. Atë gotë e merr Emiri për t’a pirë por Xhavidana frikësohet se si mund t’a dëmtojë të birin ai helm që ka hedhur brenda në gotën e çajit dhe ia heq nga dora, me justifikimin se është ftohur dhe duhet ndërruar. Kështu, edhe kësaj rradhe, plani i Xhavidanës përfundon pa suksesin që ajo pret.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini me Kemalin. Ky i fundit, i thotë me bindje të plotë se ai ka lënë pas krahëve çdo gjë që ka ndodhur. E shkuara i përket të shkuarës dhe tanimë është mëse i gatshëm që të fillojnë çdo gjë aty ku e kanë lënë. Narini i gëzohet dhe i është shumë mirënjohëse. Gëzimit të saj do i shtohet edhe telefonata e Rejhanit, që i tregon se është shtatzënë. Të dy sëbashku, Kemali dhe Narini, shkojnë të vizitojnë Rejhanin me Emirin dhe gjatë asaj vizite, Xhavidana nuk qëndron fare në sallon.

Mes saj dhe Kemalit ekziston një problem i pakapërcyeshëm, ku Kemali e mban atë fajtore dhe nuk pranon t’a falë assesi. Pas qëndrimit të shkurtër në shtëpinë e Emirit , Kemali dhe Narini rikthehen në shtëpinë e tyre. Shumë shpejt, pranë do shkojë edhe Oja, e cila sapo ka marrë lajmin e vdekjes së Erhanit dhe po kthehet nga morgu, me sendet e tij personale. Ajo shokohet dhe njëkohësisht zhgënjehet që Kemali, vëllai i saj, ka qenë në dijeni të asaj vdekjeje dhe nuk i ka thënë asaj asnjë fjalë.

PREMTIMI/ Xhavidana tenton të hèlmojë Rejhanin

Emiri është i gëzuar pafund për lajmin e madh që Rejhani i dha, se shumë shpejt do bëhen prindër të një fëmije. Nga lumturia e madhe, Emiri është edhe shumë i kujdesshëm ndaj saj, aq sa kalon në fiksime të njëpasnjëshme. Ai kujdeset për mënyrën si ajo fle, për çfarë ha dhe çfarë pi, si dhe nëse po pushon mjaftueshëm siç duhet. Sipas Rejhanit, ai po e ekzagjeron, por Emiri nuk mendon ashtu dhe vazhdon të veprojë po njëlloj. Madje, në mëngjes, ai e zgjon Rejhanin me një tjetër surprizë.

Ai ka lidhur në ballkon shumë tullumbace, të cilat presin të lirohen nga Rejhani dhe të fluturojnë në qiell. Rejhani lumturohet ende më shumë nga se Emiri mendonte dhe gjithashtu, atë gëzim e ndan edhe me shoqen e saj të ngushtë dhe të vetme, Narinin. Kjo e fundit, në ato momente ndodhej me Kemalin, i cili i thekson se ka lënë në të shkuarën gjithçka e të njëjtën gjë i sugjeron edhe Narinit që të bëjë. Ajo e falenderon për mirëkuptimin dhe atij momenti të lumtur, i shtohet edhe telefonata e Rejhanit.

Pa humbur fare kohë, Narini me Kemalin shkojnë të vizitojnë Rejhanin dhe Emirin në shtëpinë e tyre. Ardhja e Kemalit, automatikisht largon Xhavidanën nga salloni, sepse mes tyre, gjërat nuk janë rregulluar asnjëherë. Gjithçka kalon më së miri mes tyre, Narini i tregon edhe për gjithë situatën me Erhanin dhe pas pak kohësh qëndrimi, Kemali me Narinin largohen që aty. Vakti i drekës vjen shumë shpejt dhe Xhavidana mendon të shfrytëzojë rastin për t’i hedhur Rejhanit ilaç në ushqim.

Ilaçin e hedh në gotën e saj të çajit por Rejhani ndjen një aromë të rëndë në gotë dhe i përzihet, ndaj nuk e pi. Atë gotë tenton t’a pijë Emiri por Xhavidana gjen një justifikim dhe ia heq nga dora. Kështu, plani saj dështon sërish. Sakaq, Oja shkon në morg të shohë për herë të fundit Erhanin. Ajo merr sendet e tij personale dhe mes lotësh, kthehet në shtëpi. Ajo shikon Kemalin me Narinin dhe kur mëson se Kemali ka qenë në dijeni të vdekjes së Erhanit, zemërohet shumë me të që nuk i ka treguar menjëherë.

AMANETI/ Jamani pranon kërkesën e Jusufit dhe Nanës

Jamani shkon në shtëpi dhe gjen qenin që Nana me Jusufin po mbajnë të fshehur dhe po e ushqejnë në dhomë. Ai irritohet shumë dhe e kritikon Nanën, e cila po e mëson Jusufin t’i mbajë të fshehta xhaxhait, në një kohë që duhet t’a edukojë sa më shumë të jetë e mundur. Në përfundim, ai nuk pranon t’a mbajnë qenin në shtëpi por thotë se duhet t’a rikthejnë ku e kanë gjetur. Nana i shkon e vetme në zyrë dhe i bën presion me ndërgjegjen e tij, derisa ai pranon t’a mbajnë dhe kështu, i dhuron Jusufit lumturi tepër të madhe.

Të tre sëbashku zbresin në oborr për t’i bërë atij një shtëpi dhe gjatë qëndrimit në oborr, Jamanit i shkon pranë Nedimi për të kërkuar falje për neglizhencën e tij, ndërsa Jamani e paralajmëron se nuk do ketë më asnjë tolerancë kundrejt tij. Teksa ato bisedojnë, Nana futet brenda në shtëpi sepse merr një telefonatë nga numri që i ka premtuar se do ia vërtetojë me video se kush është vrasësi i Azizit. Ai, ka rregulluar çdo gjë që asistenti i avokatit që u vrà nga Idrisi, t’i tregojë Nanës për pasurinë që ajo ka trashëguar.

Ai e telefonon Nanën dhe i tregon vetë se çfarë pasurie trashëgon ajo, se çfarë ka bërë Idrisi me avokatin dhe se pa i dhënë shumën e parave që kërkon, ai nuk do i tregojë asgjë për vràsësin e Azizit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, që Vahiti e dërgon në pyll duke e lidhur pas një peme dhe i thotë hapurazi se fillimisht do përfundojnë transportin e tij ilegal me anije, më pas do merret me të. Këtë ia thotë me krenari, sepse ai është një polic që u shkarkua padrejtësisht nga puna, për faj të tij, të Vahitit.

Menjëherë pas largimit të tij, Feriti arrin të lirohet nga litarët që po e mbajnë të lidhur. Ai telefonon Vollkanin dhe i tregon për transportin që do bëjë Vahiti. Pranë Vollkanit ndodhet edhe Aisheja, e cila dëgjon të shtënat e njëpasnjëshme të àrmëve drejt Feritit. Ajo frikësohet pafund dhe me nxitim, shkon bashkë me Vollkanin në vendin ku ndodhet Feriti. E ndjerë në faj që nuk i ka besuar kur thoshte se Vahiti ishte krìminel, Aisheja i kërkon falje por Feriti nuk mjaftohet dhe dëshiron t’a dëgjojë sërish.

AMANETI/ Në shtëpinë e Jamanit vjen një avokat që di të vërtetën e Azizit

Veteriner Vahiti e dërgon Feritin në mesin e një pylli, të lidhur dhe me plane të tmerrshme për të por gjatë kohës që ai nuk qëndron dot aty, Vahiti lë në ngarkim një person të besueshëm. Feriti dërgohet në pyll në gjendje jo të vetëdijshme dhe kur zgjohet, çuditet shumë. Vahiti telefonon mikun e tij dhe i kërkon t’ia kalojë në telefon Feritin, vetëm për t’u tallur me të, duke i treguar një polìci se çfarë krìmi po organizon ai me anije. Ajo telefonatë i jep ende më shumë kurajo Feritit, i cili gjen formën dhe lirohet nga pema ku e mbanin të lidhur.

Ai arrin edhe të telefonojë Vollkanin, i cili në ato momente ka pranë vetes Aishen. Feriti u tregon planet e Vahitit dhe u kërkon  të fokusohen tek ndalimi i nisjes së asaj anije por nuk e vazhdon dot më gjatë telefonatën sepse Vahiti vjen aty dhe nis të qèllojë me plùmba, që t’a ndalojë Feritin. Aisheja tmerrohet nga të shtènat e njëpasnjëshme dhe bashkë me Vollkanin, nxitojnë për në vendin ku ndodhet Feriti, duke arritur t’a shpëtojnë atë. Me kokën poshtë, Aisheja kërkon falje nga ai që nuk e ka besuar për Vahitin.

Feriti çuditet që ajo po lë mënjanë krenarinë dhe po kërkon falje, ndaj dhe i kërkon t’ia përsërisë atë që tha. Me atë rast, ai e rregjistron Aishen duke i thënë ato fjalë, pasi mendon që nuk do i dëgjojë më kurrë nga goja saj. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani, i cili e gjen qenin në shtëpi, edhe pse Nana me Jusufin përpiqen t’ia mbajnë të fshehtë. Ai jo vetëm që nuk e pranon në shtëpi por edhe e kritikon Nanën që e mëson Jusufin t’i mbajë të fshehta xhaxhait të tij, në një kohë që ajo duhet t’a edukojë më së miri.

Nana dhe Jusufi, me këmbënguljet e tyre, arrijnë t’a bindin Jamanin që t’a mbajnë në oborr qenin dhe t’i ndërtojnë një shtëpi të vogël. Teksa ndërtojnë shtëpinë të tre sëbashku, Nedimi vjen pranë Jamanit. Ai kërkon falje për neglizhencën e herës së fundit, ndërsa Jamani e paralajmëron që nuk do ketë më asnjë tolerancë ndaj tij. Pas largimit të Nedimit nga shtëpia, do trokasë një avokat. Ai është dërguar nga personi që i premton Nanës se e ka me video vràsësin e Azizit dhe që tanimë, i ka treguar se ajo trashëgon gjithë pasurinë e Azizit.

Vajza në dritare/ Sedati kërkon një fëmijë me Nalanin

Xhaviti fajëson veten për vdèkjen e Xhanës, duke menduar se fakti që ai e ka detyruar të pranonte të zhvendosej në Amerikë, e ka përhumbur aq shumë Xhanën saqë i ka ikur timoni nga duart dhe si rrjedhojë ka ndodhur aksìdenti. Gylxhihana bën të pamundurën që ai të mos jetojë me atë barrë, duke iu betuar se ai nuk ka të bëjë fare me aksìdentimin e saj, por Xhaviti nuk ngushëllohet dot, derisa edhe Rafeti i thotë të njëjtat fjalë. Ndërkohë në sallon, Nalani po ngushëllon Sedatin për humbjen e të birit.

Në një moment, ai ndalon dhe kërkon shumë falje nga Nalani që e ka futur në një situatë të tillë ku ajo po e ngushëllon për një fëmijë që ai e ka bërë jashtë martese. Ferideja e përgëzon Sedatin për humanizmin dhe mirëkuptimin që ai shfaqi ndaj Nalanit, ndonëse për vete është i zhytur në dhìmbje. Të tjerët që e shikojnë atë skenë, mahniten nga Nalani. Gylxhihana vazhdimisht shpreh lavdërime për Nalanin por vajza saj Selena nuk është e të njëjtit mendim me të, për Nalanin.

Ajo thotë nën hundë se Nalani nuk është aq e përkryer sa mendojnë ato por më pas nuk e vazhdon atë bisedë më gjatë. Vetëm pak çaste më vonë, të gjithë largohen nëpër dhomat e tyre dhe rrjedhimisht, edhe Bilura largohet nga shtëpia tyre. Selena e ndjek me sy dhe vëren nga gjestet që bën, se Bilura po debaton me Hajriun që qëndron i fshehur jashtë. Megjithatë, Selena nuk e shqyrton atë situatë fare më gjatë. Në katin e sipërm, vëllai i saj Sedati po gjen ngushëllim tek Nalani, si një fëmijë.

Ai kërkon nga Nalani që të mos e vonojnë më shumë bërjen e një fëmije, sepse është e vetmja gjë që do i bashkojë më tepër dhe do ua shërojë plàgët që kanë që në fëmijëri. E ndjerë në siklet dhe e dyzuar, Nalani nuk përgjigjet as për pohim as për kundërshtim. Sedatin e zë gjumi menjëherë nga lodhja por Nalanin jo. Atë nuk e lënë mendimet, ndaj ngrihet dhe qëndron në dritare, ku e shikon Hajriu dhe i dërgon mesazh duke i shkruar “edhe mua më ka marrë malli”. Nalani e shikon ku ndodhet ai por për shkak të kèrcènimeve të Feridesë, nuk i përgjigjet.

Vajza në dritare/ Nalani hesht para kërkesës së Sedatit

Xhaviti e ndjen veten përgjegjës për aksìdentimin që i kushtoi jetën Xhanës, duke menduar se ajo është përhùmbur në timon duke menduar për faktin që ai e ka detyruar të largohej nga Tùrqìa. Gylxhihana përpiqet t’ia heqë atë barrë faji nga supet dhe të njëjtën gjë bën edhe Rafeti. Ndërkohë, ndjenjë faji shumë të madhe ka edhe Sedati. Ndonëse i dhemb shumë shpirtërisht që humbi një tjetër fëmijë para se t’a merrte në duar, Sedati mendon edhe për çfarë po i shkakton Nalanit në rikthimin e saj në shtëpi.

Ai merr përgëzimet e Feridesë kur i  kërkon falje Nalanit që e ka futur në një situatë të tillë, ku ajo duhet të mbajë zinë e fëmijës që Sedati priste nga dàshnorja. Gylxhihana mrekullohet nga durimi i Nalanit dhe vazhdimisht thur lëvdata për të, por vajza e saj Selena nuk është e të njëjtit mendim për të, në lidhje me Nalanin. Selena thotë se Nalani nuk është aq e pafajshme sa e bëjnë ato, por nuk e vazhdon më gjatë atë bisedë. Pasi të gjithë largohen për në dhomat e tyre, edhe Bilura largohet për në shtëpinë e saj.

Ajo ndalohet nga Hajriu që vijon të qëndrojë në një cep të lagjes së Sedatit dhe pas largimit të Bilurës, Selena e shikon tek endet para shtëpisë së tyre. Në katin lart, Sedati gjen prehje tek Nalani, tek e cila qëndron i mbështetur si një fëmijë, si dhe kërkon që të kenë sa më shpejt një fëmijë sëbashku. Nalani me mendjen tek Hajriu dhe e gjithë situata e ngatërruar, as nuk e aprovon dhe as nuk e kundërshton kërkesën e Sedatit. Ajo i kërkon që të flejnë pasi ka vajtur vonë, por Sedati fle i pari.

Ndërsa Nalanin, nuk e zë gjumi dhe pas shumë orësh që kthehet në anë të ndryshme në shtrat, ajo ngrihet dhe del në dritare, nga ku është mësuar të shohë Hajriun. Ajo nuk e sheh më, por Hajriu e sheh dhe menjëherë i dërgon mesazh, në të cilin i shkruan “edhe mua më mungon shumë”. Pas atij mesazhi, Nalani kontrollon më gjatë me sy dhe e gjen ku po qëndron i fshehur Hajriu por sërish nuk i përgjigjet, sepse është paralajmëruar mjaftueshëm nga Ferideja. Për më tepër, që atë natë, Nalani rivendos unazën e martesës me Sedatin.

Sekrete familjare/ Jektai akuzon Ilgazin për vràsje

Në zyrën e Parsit do trokasë papritur Jektai me kunatën e tij, Sedanë. Të dy paraqesin denòncimin e tyre kundër Ilgazit, duke aluduar që doreza për meshkuj që është gjetur në vendin e vràsjes së Enginit, mund t’i përkasë Ilgazit, sepse për hir të dashurisë që ka ndaj Xhejlinës, ai mund edhe të heqë dorë nga parimet që ka dhe mund të ketë ndërhyrë për t’i fshehur gjurmët e saj. Parsit i duhet të mbajë vendin e tij dhe të mos japë opinion personal, prandaj u thotë se pàdia tyre do merret parasysh.

Në ato momente, Ilgazi dhe Xhejlina ndodhen para një momenti gjithashtu të papritur. Vajza e vogël, Melikeja, nxiton pas tyre dhe u tregon mes lotësh se kush janë prindërit e saj biologjikë dhe kush janë ato adòptues. As Xhejlina dhe as Ilgazi nuk ishin fare në dijeni të një detaji kaq të rëndësishëm, ndaj bëjnë investigimet e duhura dhe bazuar në ndjeshmëritë e pakrahasueshme mes dy palëve të prindërve, Ilgazi merr vendim emocional dhe në gjÿq, ia jep kùjdestarinë prindërve të varfër që Melikenë e shikojnë si pasurinë e jetës.

Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet motra e Xhejlinës, Ajlini. Që nga momenti që është zbuluar tràdhtia e Osmanit, ajo nuk është më e njëjta dhe ndonëse e ka falur atë për të mos príshur familjen, ajo nuk e beson në asnjë fjalë. Duke mos e besuar Osmanin që thotë se fëmija që pret Zymryti nuk është i tij, ajo i shkon pranë Zymrytit dhe ndonëse ajo i jep të njëjtën përgjigje, Ajlini sërish nuk e beson dhe kërkon që të bëhet analiza e duhur për të zbuluar atësinë e fëmijës që Zymryti po pret.

Paralelisht, motra e Parsit po zhvillon një gjÿq. Në atë gjÿq, Neva shpall fajtor një person, familjarët e të cilit nuk e pranojnë atë vendim dhe në mes të sallës së gjÿqit, qëllòjnë me àrmè Nevanë. Fati do që ai plùmb t’i shkaktojë një plàgë shumë të lehtë në krah, por që Parsin e panìkos mjaftueshëm sa për të mos e lënë Nevanë të vetme në shtëpi. Ai e merr në shtëpinë e tij, kujdeset për të dhe kërkon falje për gjithçka që ka ndodhur së fundmi mes tyre. Edhe Neva kërkon falje dhe çdo akull mes tyre, shuhet.

Sekrete familjare/ Ilgazi bëhet një ndër të dyshuarit për vrasjen e Enginit

Vajza e vogël, Melikeja, vrapon pas Ilgazit dhe Xhejlinës kur ato dalin nga shtëpia dhe u kërkon me përgjërim e lot, që të mos e largojnë nga ajo familje. Ajo u shpjegon se kush janë prindërit biologjikë dhe ato që e kanë rritur, ndaj dhe Ilgazi e investigon ngjarjen edhe me emocion, përveçse me ftohtësi. Së fundmi, pa e diskutuar fare me Xhejlinën dhe pa i treguar detajet e reja që ka mësuar, ai ia jep Melikenë atyre në gjyqìn që zhvillohet për to. Por çështjet për Ilgazin nuk mbyllen aty.

Jektai troket në zyrën e Parsit, i shoqëruar edhe nga Seda. Ato hedhin dyshimet e tyre të reja mbi vràsjèn e Enginit, duke thënë se doreza për meshkuj që është gjetur në vendngjarje, mund t’i përkasë Ilgazit, pasi ai, për të mbrojtur Xhejlinën, mund të ketë lënë mënjanë parimet e tij dhe e ka ndihmuar duke hequr provat nga vendngjarja. Për këtë, ato kërkojnë investigim të posaçëm dhe Parsi detyrohet t’a pranojë. Biseda e tyre, do ndërpritet nga një e shtènë àrmè që bën zhurmë sa për t’u dëgjuar në gjithë godinën.

Parsi del menjëherë të shikojë dhe trònditet nga ajo që shikon; Nevaja është plàgosur me plùmb në krah, nga personi të cilit i dha gjykimit atë ditë në gjykatë. Ai e merr që aty, e mjekon dhe mëse i shqetësuar, e dërgon në shtëpinë e tij që të mund të kujdeset për të. Parsi kërkon shumë falje nga motra e tij për gjithçka që ka ndodhur së fundmi mes tyre, duke theksuar faktin që nuk do e kishte përballuar jetën nëse asaj do i kishte ndodhur diçka serioze në atë seancë gjyqsore. Ashtu si Parsi, edhe Neva kërkon falje.

Të dy pajtohen me njëri tjetrin dhe më pas, Parsi del nga shtëpia. Duke mbetur e vetme në shtëpi, Neva telefonon Xhunejtin me video, i cili gjithashtu shqetësohet shumë për plùmbin që ajo ka marrë. Ndërkohë, Parsi shkon sëbashku me Erenin në shtëpinë ku po jeton Ilgazi me Xhejlinën. Pas një qëndrimi për një kohë të gjatë mes miqsh, Parsi u tregon atyre për padínë e Jektasë dhe ato e falenderojnë, për transparencën. Paralelisht, një tjetër person kërkon transparencë. Ajo është Ajlini, e cila nuk e beson Zymrytin që thotë se fëmijën e ka nga bashkëshorti saj, prandaj i kërkon të bëjnë analizat e duhura për t’a zbuluar.

Për familjen time/ Omeri i shpëton jetën Suzanës

Akifi ia del të shpëtojë edhe njëherë para se Nebahati t’a zèrë duke e tràdhtuar dhe e gjitha kjo, falë Erhanit. Nebahati mbetet e vetme në dhomën ku mendonte se do gjente Akifin me Suzanën, prandaj dhe e telefonona të por Akifi hìqet sikur është në punë. Gjithë atë skenë, Nebahati e merr si një tàllje të Suzanës ndaj saj. Suzana në ato momente, po telefonon djalin e saj biologjik dhe të vetëm, Omerin. Ky i fundit ndodhet me xhaxhanë e tij pranë kur e merr Suzana në telefon dhe të dy lumturohen, duke menduar se ajo po e fton për t’u afruar me njëri tjetrin.

Pa humbur fare kohë, Omeri nxiton për tek Suzana në kompani por përballet me një situatë mëse të papritur, sepse Suzana e pret me një avòkat dhe kërkon nga Omeri që ai të firmosë një letër ku do pranojë të mos përfitojë asnjëherë nga pasuria e saj. Omeri e firmos pa hezituar por qàn me lòt teksa pyet përse e shikoi të nevojshëm një pòshtërim të tillë. E ftohtë, Suzana i kundërpërgjigjet me faktin që do e hidhte në gjýq për atë pasuri por Omeri i betohet se nuk ka aspak dijeni për diçka të tillë dhe Suzana e beson.

Ajo i tregon për bisedën që bëri me Shengylin si dhe për faktin që ajo i ka treguar Nebahatit e Akifit për lidhjen mes tyre. Omeri ndihet më i tràdhtuar se kurrë nga Shengyli që e konsideron familje dhe kur Orhani e telefonon për t’a pyetur se si vajti takimi, Omeri i rrëfen të gjitha, ashtu mes lòtësh. Orhani trònditet i tëri, ballafaqohet me Shengylin që nuk e mohon dot çfarë ka bërë dhe nuk e lejon as të jùstifikohet siç ajo bën gjithmonë. Pas shumë ofèndimeve, Orhani i thotë fjalët që e bëjnë të largohet nga shtëpia me valixhe në dorë.

Ai i thotë se ia ka sosur aq shumë durimin saqë do e divòrconte po të kishte paratë e mjaftueshme për të pajtuar një avòkat e për të hapur gjyqìn. Shengyli i drejtohet shtëpisë së Nebahatit për t’u strehuar tek ato, ndërsa Nebahati në ato momente, sapo i ka rrezìkuar jetën Omerit. Suzana i ka treguar Nebahatit mesazhet me Akifin si vërtetim për takimin që kishin lënë në hotel dhe nga mllèfi që i krijohet brenda vetes, ajo tenton t’a zèrë Suzanën me makinë por Omeri e shikon dhe duke shpëtuar Suzanën, përplàset për vete.

Për familjen time/ Omeri sakrìfikon veten për të shpëtuar nënën e tij

Akifin e lajmëron Erhani se Nebahati i është afruar hotelit ku ai do takohej me Suzanën ndaj Akifi ia del që të largohet në kohë nga hoteli. Nebahati e telefonon pasi e gjen dhomën bosh dhe Akifi i përgjigjet menjëherë, duke u hèqur sikur është në punë. Gjatë asaj kohe, djali i tyre Doruku, po lumturon pafund Asijen, me gjestin fisnik të punës modeste që ai ka pranuar, vetëm për të qenë pranë saj. Larg tyre, ndodhen motra e Dorukut dhe vëllai i Asijes, nën shoqërimin e Ogulxhanit që dëshiron të bëhet aktor.

Ato e shoqërojnë por stafi i xhirimeve, merr Kadirin si model dhe jo Ogulxhanin. Ende më larg tyre, ndodhet Omeri. Ai po bisedon me xhaxhanë e tij, Orhanin, kur merr një telefonatë të paprìtur nga nëna biològjike, Suzana, e cila i kërkon të takohen në zyrën e saj. Orhani entuziasmohet duke menduar se ajo po hedh një hap drejt tij por Suzana po hedh një hap gjigand kùndër tij, duke i kërkuar të firmosë një letër ku ai do pranojë që nuk do marrë asnjëherë asnjë pjesë nga pasuria e saj. Omeri, ofèndohet pafund nga ajo kërkesë.

Ai nuk e kupton përse ia bëri një ùlje të tillë kur ai as që e ka menduar për një çast të vetëm pasurinë e saj, prandaj Suzana i tregon për Shengylin dhe bëmat e saj. I lènduar pafund, Omeri i përgjigjet telefonatës së xhaxhait të tij që po pret i entuziasmuar ndonjë lajm të mirë dhe tmèrrohet kur Omeri i tregon çfarë ka bërë Shengyli; edhe që i ka treguar Nebahatit se Omeri është djali i  Suzanës edhe që i ka thënë se do ia marrin pasurinë me gjýq. Duke marë shkas nga ato dy gjëra të rènda, Orhani i jep fund durimit ndaj Shengylit.

Ai i ùlëret, nuk e përmban më veten dhe e ofèndon pafund, duke e lènduar më së shumti kur i thotë se e vetmja arsye që nuk e divòrcon dot, është se nuk ka para për të hapur gjýq e për të marrë avòkat. Shengyli e lènduar, merr valixhen dhe largohet nga shtëpia. Sakaq, Nebahati tek e cila Shengyli strehohet, e humbet torùan kur Suzana i tregon mesazhet me Akifin dhe i vihet asaj nga pas për t’a zènë me makinë por Omeri e shikon dhe i del përpara, duke rrezìkuar jetën e tij për Suzanën. Kjo e fundit, tmèrrohet nga situata dhe me nxitim dërgon Omerin në spìtal.