Për familjen time/Akifi blen me para dëshmitarin e aksidentimit të Kadirit

Omeri nuk arrin të flasë me personin që e kontakton për aksidentin e Kadirit sepse i fiket telefoni ndaj dhe duke nxituar që t’a vendosë në karikim, i thyhen disa pjata. Pronari e shikon dhe irritohet pafund, edhe pse mëson shkakun.

Duke u ndjerë i ofenduar që nuk ia respekton dhembjen e humbjes së vëllait, Omeri i thyen të gjitha pjatat dhe ashtu largohet nga puna, por personi në telefon do e kontaktojë sërish të nesërmen, kur Omeri ndodhet në shkollë.

Kaani e dëgjon atë telefonatë dhe me një plan të shpejtë me Akifin, arrijnë t’a takojnë të parët personin që kontaktoi Omerin. Me paratë që Akifi zotëron, ai ia blen telefonin me çmim të lartë për shkak të videos që ka brenda.

Sakaq, për shkak të Akifit, pozicioni Orhanit i kalohet dikujt tjetër dhe Orhani rikthehet tek pastrimi. Ndërsa mbesa tij Asija shkon të pastrojë në një shtëpi luksoze por pronarja do ia heqë nga rroga kafshatën e tortës që merr Emeli.

PREMTIMI/Rejhani merr kritika nga personi më i papritur

Rejhani me Emirin ndodhen në spital kur lajmi i sëmundjes së Rejhanit shkon deri tek Narini, ndërmjet një infermiereje që po merret me atë çështje. Në çast, bota i shembet mbi kokë dhe pa ndalim, vetëm qan.

Lajmi i rëndë i asaj sëmundjeje të rëndë, mbërrin edhe tek familja e Kemalit, ku një më një, të gjithë dërrmohen. Lotët prekin faqet e gjithësecilit prej tyre dhe Kemali me nxitim shkon në spital pranë nipit dhe gruas së tij.

Ashtu si Narini që me gojën plot i kërkon Rejhanit të vendosë jetën e saj të parën, edhe Kemali po me gojën plot i betohet se po bëjnë shumë gabim që po rrezikojnë. Që aty, Kemali shkon pas Narinit.

Ai nuk e duron dot faktin që ajo po qan me dënesë, ndaj dhe i shkon nga pas, ia fshin lotët me duart e tij dhe me përulësi i kërkon të qetësohet e të mendojnë si mund t’a bindin Rejhanin të ndryshojë vendim.

PREMTIMI/Disa persona të tjerë kundërshtojnë ashpër Rejhanin

Lajmi i sëmundjes së Rejhanit, mbërrin fillimisht tek Narini, bota e të cilës shembet menjëherë dhe nga sytë i rrjedhin lotët rrëke, pa ndalim. Ai lajm, mbërrin shpejt edhe në familjen e Kemalit.

Një nga një, të gjithë përloten për fatin e Rejhanit dhe të Emirit. Kemali me Narinin nxitojnë për tek Emiri dhe Rejhani dhe ende më shumë shokohen kur mësojnë vendimin e Rejhanit.

Ashtu si Narini që i ulëret Rejhanit për të hequr dorë nga ai vendim, edhe Kemali e kritikon shumë dhe hapurazi thotë se po bën një gabim shumë të madh, por më kot, Rejhani nuk tërhiqet.

I vetmi person i lumtur që ajo nuk po tërhiqet, është Xhavidana. Ajo përgatit një sofër të bollshme kur ato kthehen në shtëpi dhe me gojën vesh më vesh, i mirëpret në shtëpi.

AMANETI/Nana zhduk dhuratën e Jamanit nga xhelozia

Aishe futet në shtëpinë e Nilgynit por bashkëshorti kësaj të fundit e godet pas koke dhe e mban edhe atë peng. Ndërkohë që zhdukja e Aishes bie në sy të Neshesë, lajmërohet edhe Feriti me ekipin e tij.

Ai e gjen një justifikim për t’i shkuar në shtëpi Nilgynit por bashkëshorti saj nuk ka lënë asnjë shenjë që të dallohet ku po i mban pengjet. Për t’a zbuluar, Ibo troket pak më vonë, si i infiltruar, gjoja se ka shkuar për elektricitetin.

Me mjeshtëri, ai arrin të vendosë kamera në shtëpinë e tij, nga ku do e përgjojnë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila shikon Jamanin duke veshur një xhaketë teksa del nga dhoma e ortakes së tij.

Ajo e keqkupton atë skenë, po aq sa e keqkupton edhe telefonatën e tij të nesërmen, ku ai, për hir të punës rezervon hotel për dy netë, për vete dhe ortaken e tij. Nga xhelozia, Nana hedh nga dritarja dhuratën e tij.

AMANETI/Nana beson se Jamani ka fjetur me ortaken e tij

Nana shikon Jamanin duek dalë nga dhoma e ortakes së tij. Ajo nuk e di që ai vetëm po i ndërronte llambën e djegur me një të re dhe dalja tij që aty, e bën të mendojë se ato kanë fjetur bashkë. Ai keqkuptim, vetëm sa do rëndohet.

Të nesërmen, ajo dëgjon ortaken e tij në një telefonatë, duke thënë se Jamani është mashkulli i ëndrrave. Çaste më vonë, Jamani bën një rezervim hoteli për të dy, për dy netë por Nana e keqkupton dhe nuk e beson se është për punë.

Nga xhelozia, ajo hedh në mbeturina dhuratën që i ka bërë Jamani. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, e cila mbahet peng nga bashkëshorti Nilgynit teksa po përpiqej t’a shpëtonte atë dhe mungesën e Aishes, e vëren menjëherë Neshe.

Ajo lajmëron Feritin dhe Feriti shkon me të shpejtë tek shtëpia ku beson se Aishe me Nilgynin janë peng, mirëpo nuk arrin të vërtetojë asgjë. Për të kuptuar diçka më shumë, Ibo futet si i infiltruar dhe arrin të montojë fshehurazi një kamera.

AMANETI/Nana humbet toruan nga xhelozia për Jamanin

Nana nis të bëhet shumë xheloze për vajzën që po punon me Jamanin dhe Ajnuri e vëren diçka të tillë, ndaj dhe qëllimisht i përzgjedh fjalët kur flet për to, që Nana të bëhet ende më xheloze.

Fjalt e Ajnurit bëjnë që Nana të mos përmbahet më por t’i shkojë në zyrë Jamanit me një justifikim të arsyeshëm. Gjatë qëndrimit të saj aty, ajo flet shumë broçkulla, për të larguar Jamanin nga ortakja me të cilën po punon.

Xhelozia saj arrin kulmin kur mëson se ajo do qëndrojë atë natë aty për të fjetur. Pa u përmbajtur më, ajo del natën për të përgjuar nëse ato po qëndrojnë ende me njëri tjetrin apo jo.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, në dhomën e saj, kur merr një mesazh nga Nilgyni. Ajo ka arritur t’i dërgojë me të shpejtë një mesazh ndërmjet telefonit të bashkëshortit dhe në atë mesazh i tregon edhe se ku ndodhet edhe planin e tij për t’a vrarë.

Sekrete familjare/Xhejlina dhe Ilgazi divorcohen

Xhejlina mbetet pa fjalë kur kupton që jeta saj sapo u shpëtua nga Metini që ia hoqi gotën nga duart. Ajo e rrëfen këtë edhe para Ilgazit por ai nuk reagon fare. Të dy sëbashku, nisen për në të njëjtin vend.

Ato kanë rënë dakord që mes tyre nuk mund të ketë më diçka, ndaj dhe pranojnë divorcimin nga njëri tjetri,ndonëse të dyve u dhemb shumë. Pasi dalin nga zyra ku divorcohen, Xhejlina nuk pranon të flasë me Ilgazin.

Ajo qan në supet e Erenit ndërsa Ilgazit i shkon pranë për mbështetje Parsi. Megjithatë, ndarja fizike mes tyre nuk vazhdon për shumë gjatë, për shkak të punës që i lidh shumë.

Bashkë me dy njerëzit që po i ngushllonin, ato rikthehen në punë sëbashku, për të vazhduar çështjen e Inxhit aty ku e kanë lënë. Vajza e mbajtur në komisariat, pranon të flasë vetëm me Xhejlinën.

Për familjen time/Omeri fillon kërkimet për vrasësin e Kadirit

Suzana shkon të përqafojë shumë fort djalin e saj të vetëm, për humbjen e Kadirit. Ashtu si ajo, të gjithë ngushëllojnë njëri tjetrin, ndërkohë që në anën tjetër po luftojnë me gjendjen e Melisës, në fshehtësi.

Duke mos e përballuar atë që shkaktoi, Melisa del nga shtëpia pa dijeninë e askujt dhe këmbëzbathur merr të arratiset por për fat, Kaani e vëren dhe e ndalon. Atë çast, Akifi me Nebahatin binden se ajo ka nevojë për kurim.

Ato vendosin që t’a dërgojnë në një klinikë jashtë Stambollit, që nga ajo natë dhe për këtë, do kenë bashkëpunimin e Kaanit. Dita e nesërme vjen shumë shpejt, Kadiri varroset por lotët për të nuk ndalojnë së rrjedhuri rrëke.

Për të vënë drejtësinë në vend, Omeri shpërndan gjithandej njoftime se kërkohet informacion nga dikush që mund të ketë parë apo dëgjuar aksidentin e Kadirit. Ndonëse askush nuk e beson se fajtori do gjendet, Omeri sërish vazhdon.

PREMTIMI/Rejhani ia mbath nga spitali

Rejhani zgjohet para se të fillojë operacioni dhe kur e shikon veten se në çfarë salle ndodhet, ajo nis të ulërasë me të madhe. Kur mëson se Emiri ka firmosur për atë operacion, zemra i thyhet dhe largohet nga spitali pa i thënë Emirit.

Ndërkohë Emiri, pa ditur asgjë se çfarë po ndodh me Rejhanin, në një çast kthjellohet dhe kupton çfarë ka bërë, ndaj përplas duart në derën e sallës së operimit, duke kërkuar që të mos e bëjnë operacionin.

Doktoresha del që aty, i shpjegon se çfarë ndodhi si dhe që nuk e ndaluan dot Rejhanin të largohej. Brenda fare pak çasteve, Emiri e gjen Rejhanin duke u lutur për shëndetin e saj dhe të fëmijës. Ai i kërkon shumë falje dhe në çast pajtohen.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Oja me Pelinin, ku kjo e fundit i bën asaj të qartë që nuk do t’ia hapë më temën e Kemalit, se nuk ndjen asgjë për të dhe mbi të gjitha, se martesa e tij me Narinin nuk ka qenë aspak e rremë.

AMANETI/Nana dhe Jamani ia mbathin sëbashku

Feriti me Aishen i shkojnë Nilgynit në shtëpi në një orar kur bashkëshorti saj nuk ndodhet aty por ndonëse ai nuk është fizikisht, kamerat janë aty. Nilgyni nuk pranon se kërcënohet nga ai por gjen formën dhe fshehurazi u jep një provë.

Ajo i fut Aishes në çantë fotografinë e nënës së saj dhe të dy kuptojnë se po kërcënohet me të, ndaj e thërrasin të ëmën në komisariat dhe bëjnë fotografi me të për t’ia dërguar Nilgynit që ajo të ndihet e sigurtë për nënën e saj.

Plani tyre prishet sërish nga burri i Nilgynit ,që e shikon i pari mesazhin, kupton se Nilgyni po bën diçka pas shpinës së tij dhe për këtë e dënon. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana që ia mbath e para dhe më pas Jamani.

Ato bashkohen dhe rikthehen në shtëpi sëbashku, gjë që tërheq vëmendjen e hallë Akçës. Çaste më vonë, Jusufi i tregon xhaxhait të tij një rregjistrim zëri që ai i ka bërë Nanës, ku Jamani dëgjon dhe mërzitet kur ajo thotë se nuk e dashuron atë por e do ashtu siç do çdo gjë që të jetë mirë.