PREMTIMI/Rejhani ia mbath nga spitali

Rejhani zgjohet para se të fillojë operacioni dhe kur e shikon veten se në çfarë salle ndodhet, ajo nis të ulërasë me të madhe. Kur mëson se Emiri ka firmosur për atë operacion, zemra i thyhet dhe largohet nga spitali pa i thënë Emirit.

Ndërkohë Emiri, pa ditur asgjë se çfarë po ndodh me Rejhanin, në një çast kthjellohet dhe kupton çfarë ka bërë, ndaj përplas duart në derën e sallës së operimit, duke kërkuar që të mos e bëjnë operacionin.

Doktoresha del që aty, i shpjegon se çfarë ndodhi si dhe që nuk e ndaluan dot Rejhanin të largohej. Brenda fare pak çasteve, Emiri e gjen Rejhanin duke u lutur për shëndetin e saj dhe të fëmijës. Ai i kërkon shumë falje dhe në çast pajtohen.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Oja me Pelinin, ku kjo e fundit i bën asaj të qartë që nuk do t’ia hapë më temën e Kemalit, se nuk ndjen asgjë për të dhe mbi të gjitha, se martesa e tij me Narinin nuk ka qenë aspak e rremë.