AMANETI/ Plani i Ajnurit përfundon me sukses

Ali dhe Dujgu bien në duart e krìmìnelëve që po ndìqnin për të arrèstuar dhe kështu përfundojnë vetë nèn prànga, në një dèpo ku ato i mbajnë pèng. Lajmi i rrèmbìmit të tyre shpërndahet edhe në shtëpitë përkatëse, ku në atë të Aliut do jetë ende Jamuri, e cila në vend që të mërzìtet, nèvrikoset që Aliu ka mbetur në një vend me Dujgunë dhe ka frìkë se mos ato të dy rikthehen me njëri tjetrin. Në anën tjetër, frìkë ka edhe Ajnuri, se mos Nana do ia marrë Jamanin që ajo e ëndërron prej kohësh.

Për t’i shkaktuar asaj sa më shumë dèm dhe veçanërisht largimin nga shtëpia, Ajnuri ndërmerr hapa të rrezìkshëm. Ajo i futet në dhomë dhe pasi kontrollon gjithandej, arrin të gjejë portofolin në të cilin Nana mban pasàportën dhe kàrtën e idèntitetit. Ajnuri i merr të dyja dhe shkon në dhomën e saj personale, ku me një gërshërë në dorë, ajo i grìs të dyja por shkujdesshëm, nuk i vëren disa prej copave të grìsura që bien poshtë shtratit të saj. Në kohën që ajo po bën atë veprim, Nana ndodhet përballë Jamanit.

Jamani e akùzon se ajo po merr informacione për Zijanë, ndërsa Nana përgjigjet se thjesht po bisedonte me Nedimin, pa ndonjë qëllim të caktuar. Mëse i irrìtuar, Jamani ia ndalon asaj t’a përmendë më Zijain dhe largohet prej saj, për t’u kthyer tek Nedimi, të cilin e akùzon se po i thýen premtimet rradhazi. Sipas Jamanit, ai fillimisht ka thýer premtimin se do kujdesej për sigurinë në dasmën e Zijait ku Seheri u qèllua për vdèkje, më pas i premtoi se nuk do gàbonte më dhe tani e gjen veten para Nanës duke folur për Zijain.

Me gojën plot. Nedimi thotë se i di lìmitet dhe se sa duhet të flasë dhe nuk do binte prè e Nanës, por më kòt, Jamani i kthen shpinën. Mëngjesin e të nesërmes, kur Jamani nuk ndodhet në shtëpi, pòlìcia do arrèstojë Nanën pasi është bërë dènoncimi që ajo po punon pa leje dhe nuk ka as mjete idèntifikuese për veten. Sakaq, po atë mëngjes, Aliu me Dujgunë do arrijnë të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në qetësi, mjaftueshëm sa për të bërë planin për të shpëtuar dhe ia dalin të shpëtojnë.