AMANETI/ Jamani bën një premtim për Nanën para varrit të Azizit

Lajmi i mbërritjes së Jamanit dhe Nanës në spítal, shkon edhe në shtëpi. Jusufi i tregon Adaletit dhe Ajnurit, ku kjo e fundit trònditet dhe lëshon nga duart trastat që po mbante. Duke mos i besuar dot veshëve, ajo pyet edhe vëllanë e saj Xhengerin nëse diçka e tillë është e vërtetë dhe kur ai e konfirmon, ajo çmèndet fare nga xhelòzia. Në mendjen e saj, historia e Nanës ishte mbyllur sepse vërtetoi që ajo është futur si màshtruese në shtëpi por tani po vërteton që Nana dhe Jamani ia hodhën edhe asaj pengese.

Paralelisht, xhelòzi ka edhe Aisheja për Feritin. Ajo ka krijuar bindjen që ai ka një të dashur, bazuar në telefonatat që ka dëgjuar dhe mesazhet që ka lexuar. Nga xhelòzia e fortë që ndjen, ajo e humbet logjikën në sjelljen që ka ndaj të gjithëve, përfshirë edhe sjelljen me Neshenë dhe Doanë. Feriti e kupton se kjo i pëlqen shumë por ajo situatë do sqarohet shumë shpejt sepse mbesa e tij me të cilën ai ka shkruar dhe ka pasur telefonatat e ëmbla, i shkon në kómisariat për t’i bërë surprizë me ardhjen e saj.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani dhe Nana, ku kjo e fundit nuk i kàp dot flokët për t’i lidhur sepse mund t’i hapet plàga, ndaj Jamani ofrohet t’a ndihmojë. Në ato momente, Nedimi del nga dhoma ku ndodhej, u shkon atyre pranë dhe ajo pamje që shikon nga dera, e bën të krijojë bindjen se Jamani ka rënë në dashuri me të. I xhíndosur nga xhelòzia, ai grùshton murin që ka pranë por atyre nuk u thotë asgjë. Ndërkohë, sa më shumë që kalon koha, aq më shumë shtohet përkujdesja e secilit ndaj tjetrit.

Në mbrëmje vonë, Jamani vendos të qëndrojë në dhomën e Nanës, të flejë aty që edhe të përkujdeset për të. Po atë natë, ajo shikon në ëndërr Azizin duke e përqafuar e duke i thënë se tani po fle në qetësi. Ajo kërkon nga Jamani që ai t’a dërgojë pranë vàrrit të Azizit por kur shkojnë atje, i lind dëshira edhe Jamanit që t’i flasë edhe ai të ndjerit brenda. Në një moment fare të papritur për Nanën, Jamani kërkon falje nga Azizi, pranon se sa shumë ka gàbuar ndaj tij dhe premton se do kujdeset përjetë për Nanën.