AMANETI/ Nedimi tërbòhet nga xhelozia për Nanën

Jusufi i gëzuar i tregon Ajnurit dhe Adaletit se Nana me Jamanin janë në spital, por vetëm Adaleti i gëzohet atij lajmi. Nga xhelòzia, Ajnuri nuk do t’a besojë dhe pyet Xhengerin, vëllanë e saj. Në momentin që ai konfirmon fjalën e Jusufit, asaj i bien trastat nga duart, sepse deri më atë sekond, ajo ishte e bindur se çdo gjë për Nanën kishte mbaruar. Sakaq, Nana vijon të jetë në spital me Jamanin, ku do bëjnë xhelòz një tjetër person, përveç Ajnurit në shtëpi. Ai person, është pikërisht Nedimi.

Nedimi zgjohet, ngrihet nga shtrati dhe nxiton të shikojë si është gjendja e Nanës, por kur i afrohet dhomës së saj, ai shikon Jamanin që po ia lidh flokët dhe pandeh se mes tyre ka nisur diçka. Jamani po ia lidhte flokët sepse Nanës i rrezìkohet hapja e plàgës nga veprime të tilla, por Nedimi nuk e di. Mëse i bindur se Jamani ka rënë në dashuri me Nanën, Nedimi grùshton murin që ka pranë dhe largohet duke hequr dorë nga dashuria që vetë ka për Nanën. Ndërkohë Jamani, nuk i hiqet Nanës.

Ai i qëndron mbi krye gjatë gjithë natës, me frìkën se mos ka nevojë për të gjatë natës dhe derisa fle, kujdeset me detaje për të, aq sa kontrollon edhe sa ushqim po ha ajo. Pasi të dy flejnë, Nana në shtrat dhe Jamani në kolltuk, ajo shikon në ëndërr Azizin. Ky i fundit, i paraqitet duke e përqafuar e duke i thënë se tani po fle i qetë, ndaj edhe ajo duhet të flejë e qetë. Nana zgjohet nga gjumi mes lòtësh dhe i tregon Jamanit se çfarë ka parë, si dhe kërkon nga ai që të shkojnë pranë vàrrit të Azizit.

Jamani e shoqëron në të zbardhur dhe përveç Nanës, vàrrit të Azizit do i flasë edhe vetë Jamani, i cili e shòkon Nanën duke kërkuar falje nga ai dhe duke i premtuar se sa të ketë jetë, do kujdeset për amanetin e tij, për Nanën. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, që e humbet logjikën nga xhelòzia për Feritin. Pas shumë sjelljeve të pashpjegueshme të saj ndaj të tjerëve, në kòmisariat do vijë personi që i ka shkaktuar xhelòzi Aishes pa e ditur as vetë. Ajo është mbesa e Feritit, ardhja dhe prezantimi i të cilës shpjegon çdo gjë.