AMANETI/ Jamani dhe Nana kalojnë natën bashkë

Nana dhe Jamani kalojnë natën të vetëm në pyll, ku përfundojnë duke fjetur pranë njëri tjetrit brenda së njëjtës tendë, për shkak se njëra prej tyre prishet dhe nuk funksionon më.

Nata kalon shumë shpejt për Nanën ndërsa për Jamanin nuk mbaron kurrë sepse nuk arrin dot të flejë. Mëngjesin e së nesërmes, Nana zgjohet me mendime për avokatin e pasurisë që nuk u lajmërua më.

Jamani e merr përsipër çështjen e tij dhe premton se do e zgjidhë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili ende nuk është i informuar për rrëmbimin e Aishes që nga nata e kaluar.

Atë e lajmëron Nesheja dhe rastësisht, bisedën e tyre e dëgjon edhe Doaja, shqetësimin e të cilës e lehtëson vetëm premtimi Feritit se do e gjejë shumë shpejt nënën e saj.