AMANETI/ Jusufi shtàng Jamanin dhe Nanën me fjalët e tij

Nana kujton mes lòtësh momentet me Idrisin në pyll. Ajo nuk e ka vràrè dot, sepse i ka brejtur ndërgjegjia nga besimi madh që Azizi ka pasur gjithmonë tek ajo, por Idrisi e ka shfrytëzuar atë mirësi, duke tentuar që t’a vrísté. Në përpjekje për të shpëtuar veten, Nana e ka plàgosur në krah Idrisin dhe gjàku në duart ka mbetur nga léndimi që ajo po i bënte plàgës qëllimisht, që ai të vùajë më shumë. Së fundmi, ajo i ka bërë të qartë se do e dorëzojë para drejtësisë, me të gjitha provat që ka kundër tij për vràsjèt që ka bërë.

Për shkak të kèrcènimit me bazë që Nana bën dhe për shkak të mungesës së parave tani që Nana ka mësuar se trashëgon gjithë pasurinë e Jahjaolluve, Idrisi detyrohet të fshihet në një shtëpi të braktisur, pasi nuk përballon dot një vend komod. Ndërkohë Nanës i kërkon llogari Jamani, se çfarë po kurdis ajo që i ka duart me gjàk. Për t’a bindur, Nana sajon një gènjeshtër më të besueshme dhe biseda mbyllet me aq. Vetëm pak çaste më vonë, e gjithë familja zbret në sallon për të drekuar.

Jusufi i shtang të gjithë duke i thënë Nanës se tanimë xhaxhai i tij e do, por menjëherë e shpjegon fjalën e tij dhe tregon se ai i ka thënë vetë që Nana është pjesë e familjes së tyre. Fjalët e Jusufit do e síkletosin pafund Jamanin dhe Nanën, ashtu siç do mërzisin pafund vetëm Ajnurin. Nana tenton të largohet nga tryeza e sikletshme dhe të shkojë në kómisariat për të bërë denòncimin kundër Idrisit por Jamani nuk e lejon të dalë nga shtëpia, duke i thënë se është e detyruar të qëndrojë e të kujdeset për Jusufin.