Për familjen time/ Akifi i del në mbrojtje Omerit

Omeri ndodhet në shtëpi, pranë Ajbykesë dhe Asijes, kur merr një telefonatë aq të papritur, sa edhe tríshtuese. Nëna e dy fëmijëve që u rregjistruar si dy kursantët e parë tek Omeri, ka vendosur të heqë dorë nga mësimet private për djemtë e saj, për shkak të ngjarjes mes Omerit dhe Harikës, të cilën ia ka transmetuar Suzana. Omeri përpiqet t’ia shpjegojë se diçka e tillë është thjesht gènjeshtra e Harikës por zonja në fjalë i beson më shumë Suzanës, si një e njohur prej vitesh.

Por Suzana nuk mjaftohet me aq. Për hir të Harikës, ajo vendos të kërkojë përjashtimin e Omerit nga shkolla. Për këtë, nuk vendos dot e vetme por bëhet një mbledhje me Akifin dhe bordin drejtues të shkollës. Ato e thërrasin edhe Omerin në zyrë, ku Omeri dëshmon të vërtetën e ngàcmimeve të vazhdueshme të Harikës por veçanërisht të ngjarjes së léndimit të saj në kokë. Në atë mbledhje, Akifi qëndron krah Omerit, ndërkohë që jashtë derës së asaj zyre po qëndrojnë të gjithë fëmijët.

Harika, Tollga dhe Berku presin përjàshtimin e Omerit ndërsa gjithë të tjerët urojnë për të kundërtën. Pas shumë minutash pritje në ánkth, Omeri del nga zyra. Ai nuk flet asnjë fjalë ndërsa Harika vetëm e póshtëron, derisa del edhe Akifi nga zyra dhe ai tregon se i ka bindur që t’a mbajnë Omerin në shkollë. Hapurazi, ai i thotë Harikës se mendon që ajo gènjen mbi ngjarjen me Omerin. Doruku krenohet shumë me babain e tij ndërsa Harika i flet si mos më keq nënës së saj.

Suzanës do i flasë réndë edhe Omeri. Ai i bën të qartë se nuk do t’a ketë kurrë në jetën e tij, ndaj ajo nuk e refuzon dot, sepse po e bën ai i pari. Suzana largohet pa thënë asnjë fjalë por gòditjet për të do jenë të njëpasnjëshme. Sapo kupton se nuk mund t’i përdorë dot kàrtat e kreditit, ajo shkon të kërkojë llogari nga Akifi dhe ai i sqaron se i ndjeri Kenan ka marrë një kredi para se të vdíste dhe tanimë ajo kredi do i réndojë Suzanës. Për më tepër, ajo ka firmosur një letër nga Erhani, pa e ditur se po merrte përsipër gjithë kredinë që Kenani do e ndante me Akifin.