Për familjen time/ Suzana mëson kùrthin ku e ka futur Akifi

Omeri i gëzohet shumë punës së tij të re si mësues në lëndën e matematikës por ai gëzim do shuhet nga një telefonatë e vetme. Atë e telefonon nëna e djemve kursantë, e cila u shpreh mëse e kënaqur nga Omeri por Suzana e ka telefonuar, i ka treguar për ngjarjen me Harikën dhe ka shkaktuar anullimin e kursit. Omeri i betohet se Harika génjen dhe ajo ngjarje nuk është aspak ashtu, por më kot, ajo nuk bindet. Lajmi për Omerin i mërzit të gjithë, dhe ende më shumë mërziten të nesërmen në shkollë.

Harika vjen me fjalë të mëdha në klasë, se do jetë dita e fundit e Omerit në atë shkollë dhe për këtë e ka bindur nënën e saj që t’a përjàshtojnë, pasi ai mund të jetë rrezìk për nxënësit e tjerë. Për këtë, Suzana mban një mbledhje me bordin drejtues të shkollës, me Akifin si ortak dhe me drejtorin e shkollës. Kundër Omerit, do jetë vetëm Suzana, sepse stafi dhe Akifi kanë mendimin më pozitiv të mundshëm për të. Akifi i del në mbrojtje dhe Omeri gjithashtu shpjegon veten, por edhe situatën me Harikën, se si ka ndodhur me detaje.

Gjatë kohës që bëhet mbledhja, Harika feston sepse është e bindur në pushtetin e nënës së saj në shkollë, ndërsa fëmijët e tjerë presin me ánkth. Sapo Omeri del nga zyra ku u zhvillua mbledhja, Harika e përqèsh, por Akifi ia heq buzëqeshjen duke u treguar të gjithëve se është vendosur që Omeri të qëndrojë në shkollë. Doruku shprehet mëse krenar me babanë e tij ndërsa Harika i flet shumë réndë nënës së saj, se si ajo është e paaftë të përfundojë së paku një punë. Por Suzana nuk do largohet me aq.

Lèndimi saj i vërtetë do vijë nga Omeri, i cili i thotë se nuk do ketë më nevojë që ajo t’a refuzojë në jetën e saj sepse nga ai moment, ai refuzon të jetë në jetët e tyre. Suzana kthen shpinën dhe largohet në heshtje, për të ngritur zërin vetëm pak çaste më vonë, në kompani, përpara Akifit. Ajo mëson se i janë bllokuar kartat e kreditit, gjë që Akifi ia shpjegon duke i kujtuar se ditën e vàrrosjes së Kenanit, ajo ka firmosur disa letra kredie, të cilat réndojnë totalisht vetëm në ekonominë e familjes së saj, ndonëse kredia është marrë për kompaninë.