AMANETI/ Nana për pak sa nuk zbulohet nga punonjësi i Jamanit

Semraja nuk i përballon dot fjalët e paprìtura dhe aq të rènda të Jamurit, prandaj largohet nga shtëpia, ashtu e turbulluar në mendime. Jamuri gjithashtu largohet dhe kur Aliu e telefonon për t’a pyetur nëse e ka parë Semranë gjëkundi, ajo gènjen dhe thotë se nuk e ka parë. Aliu me Dujgunë pa humbur fare kohë, dalin t’a kërkojnë Semranë, që ndodhej në një gjendje aspak të mirë. Semraja ndërkohë, ashtu e përhumbur, ulet në stolin e parkut më të afërt që gjen sapo del nga shtëpia.

Një person aspak i mirë, e shikon me vëmendje sepse e tërheqìn të gjithë bizhuteritë e arta që ajo mban veshur. Duke e marrë veçmas në një cep, ai tenton t’ia vjèdhë por Semraja ulèret nga frìka dhe në ndihmë i shkojnë të gjitha gratë që po bënin vrap pranë tyre, dhe hàjduti largohet pa marrë dot gjë. Semraja kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë, por mëse e lènduar. Si të mos mjaftonte, shkaktarja e gjithë asaj traùme, Jamuri, rikthehet gjithashtu në shtëpinë e tyre duke u hèqur sikur ishte shqètësuar shumë për Semranë.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani me Nanën dhe Jusufin që vijojnë të jenë në fermë. Por, përveç tyre dhe punonjësve, në fermë ndodhet edhe Kazimi. Ai është dërguar nga Idrisi që të vràsè Jamanin por Nana e shikon dhe i shkon pranë me shumë fùri. Në çast, ajo telefonon Idrisin, i rikujton se për sa kohë që ajo është në jetë, nuk do ketë vdèkje dhe me aq, ajo e dèbon edhe Kazimin që aty. Pasi merr veten nga situata që ndodhi, Nana kthehet pranë Jamanit dhe Jusufit, kur pranë u shkon një prej punonjësve, Orhani.

Orhani e ka mbajtur mend Nanën që para pak vitesh, kur ajo ka shkuar në atë fermë me Azizin. Ai ia thotë se e mban mend që ka ardhur me vëllanë por për fatin e saj, ai nuk e mban mend emrin e Azizit. Me aq, ai largohet, ndërsa Nana mendon të heqë strèsin duke marrë kalin e Jamanit për të kalëruar me të. Pak çak çastesh, ajo e humbet kontrollin e drejtimit të kalit, i cili futet në mes të pyllit, nga ku ajo nuk e di më rrugën e kthimit. Për më tepër, Nanës i ikën nga duart edhe kali dhe teksa e kërkon, Jamani kthehet duke kalëruar mbi atë kalë.