Çapkëni i pasur/ Halis Aga godet dajën e Serderit

Sunën e vret mendimi se Abidini mund të largohet, ndaj dhe mbledh gjithë guximin që ka brenda vetes dhe i kërkon të mos largohet, si dhe i thekson se ai nuk është aspak fajtor në atë situatë ku u përfshi Feriti.

Të nesërmen në mëngjes, Sejrani do përcjellë Feritin për në takimin që do zhvillojë familja tij. Burrat e familjes, me në krye Halis Agën, vendosin të takohen me dajën e Serderit si dhe një ndërmjetës, Vahitin, i cili pajton gjakrat.

Daja i Serdarit guxon të ofendojë Halisin në moshë por ndonëse në moshë, Halisit i mjafton forca për t’a qëlluar me shuplakë. Edhe pse përjetojnë një situatë të tillë, sërish detyrohen të ulen në të njëjtën tavolinë.

Me udhëheqjen e bisedës nga Vahiti, familja Korhanëve arrin të pajtohet me dajën e Serderit, duke dhënë fjalën të dyja palët që do bëjnë maksimumin për t’i qëndruar njëri-tjetrit sa më larg.