Për familjen time/Babai Berkut shoqërohet në festë nga Suzana

Suzana ia kthen Susenit paratë që Harika ka marrë nga byzylyku që i ka vjedhur. Më pas, Suzana largohet ndërsa Harika mes lotësh i betohet se vetëm donte të qëndronte në shkollë, ndaj Suseni e përqafon dhe ia fal edhe paratë.

Disa orë më vonë, në mbrëmje, do mblidhen të gjithë në shkollë për të festuar ortakërinë e re, atë me Resulin, babain e Berkut. Ai vjen i shoqëruar nga Suzana, të cilën e ka punësuar si asistenten e tij, gjë që Akifin e bën xheloz.

Por, Akifi në atë mbërmje do ketë një problem më të madh se Suzana dhe ajo është Shengyli, e cila i shpreh dyshimet se mos Orhani po dyshon tek tapia e shtëpisë dhe në atë moment Orhani dëgjon e mëson gjithçka për Melisën.

Ai mëson se Kadiri ka vdekur për shkak të saj dhe ulëret duke thënë se do e denoncojë në polici. E tmerruar, Nebahati zë t’a pengojë duke e kapur nga krahu por përfundon duke rënë nga kati dytë kur Orhani e shtyn tutje për t’a larguar.