PREMTIMI/Emiri dhe Rejhani marrin dhuratën e parë për fëmijën e tyre

Shehrija zemërohet me Hëzërin që plani tyre nuk funksionon por megjithatë nuk heqin dorë, ndërsa të nesërmen, dita fillon normalisht, me Narinin që vjen aty sapo zbardh. Psikologia gjithashtu vjen dhe tenton të afrohet me Masallin.

Pavarësisht përpjekjeve, as ajo nuk ia del. Në anën tjetër ndodhet personi vetëm që Kemali urren, Xhavidana. Ajo dëshiron që Emiri të mos e mësojë të vërtetën e sëmundjes së Rejhanit, që kjo e fundit të vetflijohet, ndaj dhe i flet në vesh.

Ajo gënjen duke thënë se gjendja e rënduar e Rejhanit është mëse normale dhe gjithashtu thotë se ajo vetë ashtu ka qenë gjatë shtatzënive të saj. Melikeja që e ka mendjen tek Rejhani, nxiton për tek ajo, duke e ditur se do e gjejë duke qarë.

Ashtu ndodh dhe Rejhani qan me dënesë si fëmijë, duke refuzuar t’i tregojë Emirit të vërtetën. Lotët e saj do shtohen ende më shumë, nga dhurata e parë që marrin për foshnjën e tyre, të cilën do e sjellë Zaferi, shoku i ngushtë i Emirit.