Sekrete familjare/ Shoqja e motrës së Xhejlinit tregon të fshèhtat e saj

Xhejlini mbetet pa fjalë kur shikon se kúfóma për vràsjèn e të cilës po mbron Çinarin, është pikërisht motra saj e vogël, Inxhi. Ajo largohet mes lótësh dhe duke lënë një shókim të madh tek Ilgazi. Pa humbur fare kohë, ajo mbledh veten dhe shkon pranë Çinarit në bùrg, që t’a marrë atë në pyetje nëse e ka njohur të ndjerën. Çinari përpiqet të mos reagojë, përlòtet që ajo paska qenë aq e re në moshë por vijon të ngulmojë se nuk di asgjë, se ai nuk ka vràrè njeri dhe aty po mbahet me të pádrejtë. E xhíndosur, Xhejlini largohet.

Ajo mbledh çdo forcë të mundshme për të dërguar nënën e saj në mòrg që të shikojë vetë bijën e saj, pasi Xhejlini nuk ia thotë dot me fjalë. Ato futen, nëna e saj zbulon fytyrën e kúfómës por nuk reagon aspak, përveçse uron ngushëllime për humbjen që familja e të ndjerës ka pasur. Pa asnjë pikë lóti dhe në gjendje tótale shókimi, ajo largohet nga òorgu. Babai i Metinit dhe Çinarit, Ilgazi, i shikon nga larg me píkëllim të madh dhe kur Xhejlini i kalon pranë, ai i jep ngushëllimet më të sinqerta. Xhejlini thotë se e vlerëson por aktualisht nuk dëshiron t’a shohë me sy.

Xhejlini nuk po kupton asgjë çfarë po ndodh me nënën e saj dhe ende më shumë bëhet konfuze kur merr një mesazh nga numri i Inxhit, ku ajo i shkruan se po futet në provim. Me nxitim, Xhejlini merr Erenin dhe Ilgazin për të shkuar në universitetin e të motrës. Gjatë rrugës, ajo fillon të këndojë këngën që ka pasur me Inxhin dhe Ilgazi e kupton që ajo po përpiqet t’a kthejë dhímbjen në forcë. Ai i kërkon t’a lërë veten të lírë e të qàjë por Xhejlini betohet se ajo mbÿtet në të qàrë, nëse fillon. Shumë shpejt, ato mbërrijnë në universitetin e Inxhit.

Xhejlini i drejtohet Merves, shoqes së ngushtë të Inxhit dhe ajo pohon se e ka dërguar ajo mesazhin, nga celulari i Inxhit, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar të mos linte dyshíme që është larguar për pak ditë. Në atë moment, Merve merr edhe làjmin e réndë të vràsjès së shoqes dhe në një bisedë vetëm për vetëm me Erenin, Merveja tregon anën e panjohur dhe të errèt të Inxhit, e cila fshèhurazi familjes ka pasur një të dashur shumë të madh se vetja, ka përdorur dy celularë personalë dhe shpesh është larguar nga shtëpia duke u thënë se do rrinte tek ajo.

Sekrete familjare/ Nëna e avòkates nuk e njeh kúfomën e së bijës

Xhejlini, e tmérruar pasi shikon se kùfòma që ka para duarve është pikërisht motra saj e vogël, largohet që aty pa qëndruar dot më gjatë. Ajo vrapon për tek Çinari, që t’a pyesë atë me fotografi dhe emër të qartë të personit për të cilin dyshòhet se ai e ka vràrè. Çinari e përmban veten kur shikon fotografinë, thotë se nuk e njeh të ndjerën dhe sërish refuzon të flasë më gjatë por vetëm rithekson se ai nuk ka vràrè njeri. Làjmi se kùfòma është motra e Xhejlinit, mbërrin edhe tek babai i Ilgazit dhe Çinarit, Metini.

Ai bëhet shumë kèq dhe futet brenda në mòrg për të parë të ndjerën, si dhe përpiqet t’a ngushëllojë Xhejlinin. Kjo e fundit, e mirëkupton tentativën e tij por i kërkon të mos presë mirësjellje nga ajo, së paku për disa kohë. Xhejlini ndërkohë, merr pranë vetes dhe nënën e saj, për të shkuar në mòrg. Ajo nuk i tregon se po futen të shohin trùpin e Inxhit, të voglës së tyre, por vetëm futet brenda dhe zbulon fytyrën e kùfòmës. Edhe pse e shikon të bijën të vdekur, ajo nuk reagon, por uron ngushëllime për familjarët.

Nëna e Xhejlinit del që aty sikur nuk ka parë asgjë dhe vazhdon bisedën normale. Si të mos mjaftonte ajo situatë e dyshìmtë, Xhejlini merr një mesazh nga numri i Inxhit, ku i shkruan “Po futem në provim, më uro fat”. Me të shpejtë Xhejlini shkon pranë detèktiv Erenit dhe Ilgazit dhe të tre sëbashku vendosin të shkojnë në universitetin ku studion Inxhi. Rrugës për atje, Xhejlini nis të këndojë një këngë që e dëgjon me kufje. Ereni çuditet ndërsa Ilgazi e kupton se ajo po përtÿp dhímbjen me muzikë, që të mos qàjë, prandaj e ndalon makinën.

Ai i kërkon t’a lërë veten të lírë e të qàjë por Xhejlini betohet se nëse do fillojë të qàjë, do mbÿtet. Rruga vazhdon dhe shpejt mbërrijnë në universitet. Njëri prej profesorëve largohet sapo dëgjon që Ereni është pòlìc, ndërsa Ereni merr në një dhomë veçmas shoqen e ngushtë të Inxhit, Mervenë, e cila e ka dërguar mesazhin nga telefoni i Inxhit. Ajo tregon para tij se Inxhi ia ka lënë telefonin që t’i dërgonte mesazhe familjes që ato të mos e kuptonin gjë, se Inxhi kishte një të dashur të moshuar e shumë gjëra të tjera, që as Xhejlini nuk i dinte për motrën.

Flakët e fatit/ Iskenderi pranon dashurinë për Çiçekun

Çelebiu i lë Xhemresë një fustan për të veshur në mbrëmjen që ai e ka me shumë rëndësi, si dhe një shënim gjòja romantik, por Xhemreja nuk hòneps asnjërën prej tyre dhe shtrihet e vetme, në mèrzi, derisa pranë i shkon për vizitë Zonja, prònarja me të cilën ajo ka punuar. Zonja është shqètësuar shumë për Xhemrenë dhe ka dashur t’a shohë personalisht, me sytë e saj. Ajo i jep kurajo, duke iu betuar se do e fitojë lùftèn me Çelebiun dhe do dalë shëndoshë e mirë që aty, bashkë me vajzën e saj. Në dorë, Zonja mban një plùmb.

Ajo tregon se e ruan prej vitesh atë plùmb, që një ditë të hàkmerret ndaj ish bashkëshortit që ia vràu vajzën, por Xhemreja bën të pamundurën për t’a bindur që të mos i lajë duart me gjàk për diçka që nuk kthehet dot pas. Paralèlisht, Ryjaja po bisedon me Çiçekun, në shtëpinë ku kjo e fundit po qëndron. Pasi dëgjon gjithë historinë me Aliun dhe Iskenderin, Ryjaja e krìtikon Çiçekun për afrimitetin me Iskenderin, edhe pse nuk i jep të drejtë alùdimeve të Aliut. Në momentet që ato flasin, Iskenderi po përlèshet me Aliun.

Ai shkon për t’i thënë që të kthehet pranë Çiçekut por Aliu e pret me grùshtime dhe thotë me bindje se ai është i dashuruar pas Çiçekut, gjë që Iskenderi e pohon duke u larguar në heshtje. Ndërkohë, Çiçeku pas së cilës ato janë të dashuruar, ndodhet me Atlasin, i cili ia mbush zemrën dhe sytë duke i kërkuar që ajo të jetë nëna e tij. Më pas e pyet nëse nënë Shimali do mèrzitej për diçka të tillë por Çiçeku i premton se ajo do vetëm që ai të jetë i lumtur. Biseda e tyre e ëmbël ndërpritet nga ardhja Aliut që për herë të fundit kërkon Çiçekun të shkojë me të.

Ai i thotë se Iskenderi është dashuruar pas saj dhe ajo nuk mund t’a falë për çfarë ka ndodhur. Në atë moment, Çiçeku shpèrthèn në ulèrima duke i treguar se si ajo ka vdèkur çdo ditë kur ka qenë me fytyrë të djègur. Atlasi u shkon pranë me lòt dhe Çiçeku e zgjedh sërish atë, gjë që bën që Aliu të largohet duke thënë se do donte që ajo të kishte vdèkur nga zjàrri që i dògji fytyrën. Teksa Iskenderi vùan për dashurinë e pamùndur me Çiçekun, Arzuja është dashuruar pas tij dhe në një moment dòbësie, e bind që të flejnë sëbashku.

Flakët e fatit/ Çiçeku merr kërkesën më të bukur nga Atlasi

Xhemreja ndodhet e vetme në dhomën e saj, me gjërat që Çelebiu i ka lënë gadi për të veshur në mbrëmje. Mèrzia e ka kàpluar por ende më shumë frìkësohet kur Zonja i shkon për vizitë. Fillimisht ajo e qetëson duke i premtuar se bashkë me Gyneshin do largohen shëndoshë e mirë e me fitore që aty por më pas e frìkëson kur i tregon plùmbin që mban gjithmonë pas vetes, me të cilin do e qèllojë ish bashkëshortin sapo të dalë nga bùrgu. Xhemreja përpiqet t’a bindë të heqë dorë, por më kòt.

Paralèlisht, Çiçeku telefonon Ryjanë për t’i treguar se çfarë ndodhi me Aliun dhe Ryjaja vrapon për t’iu gjendur pranë shoqes së ngushtë. Por, në bisedën që bëjnë, ato nuk bien aspak dakord sepse Ryjaja vijon të jetë kùndër afrimitetit mes Çiçekut dhe Iskenderit, pavàrësisht Atlasit. Teksa Ryjaja e paralàjmëron Çiçekun të bëjë kujdes me Iskenderin, ky i fundit shkon të sqarojë Aliun se po gàbohet në akùzat që i bëri Çiçekut. Vetë ardhja tij pranë Aliut për t’i sqaruar Çiçekun, e bën Aliun të bindet se Iskenderi është i dashuruar me Çiçekun.

Pasi përlèshen, Iskenderi e pranon në heshtje se është i dashuruar dhe largohet. Aliu nxiton për tek Çiçeku, e cila në ato momente po përjeton emocione të mëdha nga Atlasi që i kërkon të jetë nëna e tij. Ato emocione zbehen nga ardhja e fùrishme e Aliut që i thotë se Iskenderi ka rënë në dashuri me të. Pavàrësisht se shòkohet, Çiçeku ulèret kur Aliu alùdon se ajo e ka harruar çfarë i ka shkaktuar ai. Mes ulèrimash ajo tregon sa shumë ka dashur të vdìste kur ishte me fytyrë të djègur dhe kur ajo vendos të qëndrojë me Atlasin, Aliu uron që ajo të kishte vdèkur.

Çiçeku tùrbullohet nga miksimi i ndjenjave që përjeton për atë natë, ndërsa Iskenderi shkon pranë Arzusë që të pijë, pasi nuk do t’ia pranojë vetes se është dashuruar me Çiçekun. Para tij, Arzuja ia shpreh qartazi se ajo është e dashuruar pas tij dhe duke shfrytëzuar gjendjen e pirë të Iskenderit, ajo fle me të. Në mbrëmje, vëllai i tij Çelebiu do organizojë eventin pàrtiak, ku në një bisedë vetëm për vetëm me Xhemrenë, ai tërbòhet kur Xhemreja ia rikujton se nuk e dashuron atë dhe menjëherë vè dorë në të por po aq shpejt kërkon edhe falje.

PREMTIMI/ Emiri nuk e pranon sugjerimin e studentes së tij

Banuja i kërkon Emirit që t’a lënë me aq lojën pasi Rejhani mund të mérzitet shumë më tepër, por Emiri kúndërshton, duke dashur t’a zvàrrisë lojën derisa Rejhani t’a pranojë hapurazi se është bërë xhelòze për të. Rejhani ndërkohë është kthyer në shtëpi dhe pret që Emiri së paku t’a lajmërojë për t’i treguar që do vonohet pas pune, por më kòt. E xhelòzuar sa më s’ka, Rejhani ulet pranë Sunës për të biseduar me të shkaqet që po e bëjnë shumë xhelòze për Emirin dhe ndryshimin e sjelljes së tij së fundmi.

Të gjithë bisedën e tyre e dëgjon pas dere edhe Emiri. Ai futet brenda, takohet me Sunën dhe Rejhanin por kjo e fundit, assesi nuk pranon të shfaqë shenja xhelòzie. Ajo híqet sikur nuk ka parë e nuk di asgjë, ndërsa sapo Emiri del për pak nga dhoma, ajo fillon të kontrollojë në çantën dhe rrobat e tij, se ku mund t’a ketë lënë ai dhuratën që mori nga Banuja, në park. Teksa Rejhani pánikoset nga një kërkim dhurate, punonjësja e shtëpisë së tyre, Nigari, pánikoset nga një letër në zarf që mbërrin nga posta për të.

Ajo letër i kujton Nigarit dètyrimet e pashlyera për të gjitha blerjet që dikur ka bërë si dhe pasòjat nëse atë détyrim nuk do e shlyejë së shpejti. Ndërkohë, personi që e futi në atë valle, Xhavidana, në ato momente po takohet me Talazin. Ajo i tregon fotografinë e Taxhit, duke mos e menduar fare që e njeh, dhe i kërkon t’i gjejë informacione për të. Sapo e shikon, Talazi thotë se nuk ka nevojë fare të bëjë kërkime por kúndrejt një pagese të kënaqshme për të, ai mund të rrëfehet si bylbyl.

Xhavidana i premton paratë dhe kështu Talazi i tregon gjithçka që Taxhi ka bërë më parë, ndaj ajo e ka punën më të lehtë me Sunën sepse Taxhi vetë ka shumë aspekte të ndòtura në jetën e tij. Në shtëpinë ku ndodhet Taxhi, Oja i dërgon mesazh Erhanit për t’u takuar dhe ai pranon pa hezituar për asnjë çast. Fillimisht ajo e falenderon që i shpëtoi jetën Ojës, më pas i kërkon që të zhdùket njëherë e mirë nga jeta saj. Erhani ngulmon se ajo nuk është e dashuruar për Kemalin ndërsa Narini ngulmon se ai është familja e saj dhe nuk do t’a humbasë.

PREMTIMI/ Xhavidana gjen rrugën për të ndarë Sunën nga Taxhi

Nigari ndodhet në shtëpi kur merr një letër poste në emrin e saj. Pa e menduar fare çfarë mund të jetë, ajo e hap dhe shikon se brenda ka faturën e gjërave të palikùjduara nga blerjet e bùjshme që bëri kur merrte para nga kércénimet që i bënte Xhavidanës. Tani, kjo e fundit, po takohet me Talazin. Ajo kërkon të marrë sa më shumë infórmacione mbi Taxhin, pa ditur aspak se Taxhi është rritur nga Talazi. Me t’i treguar fotografinë e tij, Talazi i thotë se e njeh nga koka tek këmbët, me rrënjë e dhëmballë, por për t’i dhënë informacione, kërkon fillimisht para.

Pasi Xhavidana i premton para të palímituara, ai ndan me të gjithçka për Taxhin dhe kështu, Xhavidana lumturohet, pasi nuk do ketë nevojë të bëjë plane të tjera për t’a ndàrë nga Suna pasi Suna vetë do ndahet sapo të mësojë çfarë ka bërë ai. Ndërkohë, djali saj Emiri vijon të jetë në park me Banunë, duke qenë i bindur se Rejhani po i shikon. Banuja ndjen kéqardhje për Rejhanin dhe i kërkon t’a lënë me aq lojën që po bëjnë por Emiri kúndërshton dhe thotë me gojën plot se atë lojë do e lërë vetëm kur Rejhani t’a pranojë xhelòzinë që ndjen.

Rejhani shkon në shtëpi, e névrikosur që Emiri as nuk e lajmëroi që do vonohej pas pune. Në shtëpi, ajo bisedon lírisht me Sunën, pa e ditur se Emiri ka ardhur dhe është pas derës. Irònkisht, Rejhani thotë se Emiri paska qenë i përvèluar për t’u bërë profesor dhe askush nuk e paska ditur. Emiri futet në dhomë gjòja se nuk ka dëgjuar asgjë dhe Rejhani sillet me të gjòja se nuk ka asgjë që nuk shkon. Sapo Emiri futet në tùalet, Rejhani ia kontrollon rrobat dhe çantën për të zbuluar dhuratën që Banuja i dha, por nuk e gjen në asnjë vend.

Sakaq, shoqja e saj e ngushtë, Narini, i dërgon e para mesazh Erhanit, duke i kërkuar që të takohen. Ai pranon pa e menduar fare dhe në atë takim të ftohtë, Narini fillimisht e falenderon që i shpëtoi jetën motrës së Kemalit dhe menjëherë më pas i kërkon atij që të shpòrret njëherë e mirë nga familja e saj. Erhani ngulmon në faktin që ajo nuk është e martuar prej vërteti me Kemalin por Narini thekson se kjo nuk ka aspak rëndësi, pasi ai është familja saj dhe nuk do lejojë njeri që t’ia príshë atij lumturinë.

AMANETI/ Një telefonatë shùan lumturinë e Dujgusë

Nedimi dhe Jamani ndodhen në zyrën e këtij të fundit, duke pritur një telefonatë nga infòrmatori që kanë futur në shtëpinë e Azizit. Ai i telefonon, u rapòrton gjendjen në shtëpi dhe e mbyll telefonatën që t’u dërgojë menjëherë vendndodhjen e shtëpisë në të cilën po qëndrojnë, por në çast, Azizi futet në dhomën ku ai ndodhet dhe ua prìsh planet. Jamani kupton se çfarë ka ngjarë dhe ulèret e màllkon, aq sa e dëgjon edhe Seheri jashtë zyrës. Ajo futet brenda dhe Jamani menjëherë frìkësohet se mos ajo e zbuloi që po bën plane fshèhurazi ai.

Në fakt, Seheri ka dëgjuar vetëm zërin e ngritur dhe duke besuar tòtalisht tek ai, ajo pàndeh se ka të bëjë me kompaninë dhe nuk pyet fare për të ditur diçka më shumë, ndaj tema mbyllet me aq. Paralèlisht, Azizi kërkon që spìùnin t’a mbýllin në një dhomë e t’a mbajnë të lìdhur derisa ai t’i shkojë pranë. Idrisi kërkon që t’a vràsìn menjëherë por Azizi ngulmon se nuk do ketë vdèkje të tjera të qëllimshme. Pas diskutimit për të, Azizi i tregon se bileta dhe akomodimi për nënën e tyre është gadi dhe fluturimin e ka në mbrëmje të asaj dite.

Sa për ato të dy, Azizi ka marrë bileta për vetëm dy ditë më vonë por Idrisi sapo e dëgjon, provon t’a lërë për më vonë, duke thënë se dy ditë janë aspak të mjaftueshme për të rregulluar punët që do lënë aty. Azizi nuk i ndahet vendimit të tij të parë dhe largohet duke e bërë mëse të qartë ecurinë e planit të tij. Por, sjellja e Idrisit i shkakton atij shumë dýshime, ndaj dhe për herë të parë, ai kërkon nga krahu i tij i djathtë që të bëjë kërkime për Idrisin, se më ka kq qenë në kontakt së fundmi dhe çdo lëvizje që ai ka bërë.

Ndërsa në anën tjetër ndodhet çifti që pret të martohet, Aliu dhe Dujguja. Kjo e fundit, merr një telefonatë në momentin më të gëzueshëm, kur po bëjnë planet me gjithë shoqërinë e tyre. Asaj i komunikohet nga dòktori se gàbimisht, ai i ka dhënë përgjigjen e anàlizës së një tjetër personi dhe me kèqardhje tregon se anàliza e saj tregon që ajo nuk do mund të bëhet dot nënë. Làjmi i bie si bòmbè mbi kokë por sërish nuk e ndan dot me njeri përveçse me Jaseminin. Në një moment tenton t’i tregojë edhe Aliut por nuk e mbledh mjaftueshëm guximin.

AMANETI/ Azizi kupton nga kush po i vjen e kéqja

Dujgu ndodhet e rrèthuar me gjithë njerëzit e saj më të afërt, kur merr një tjetër telefonatë, nga dòktori me të cilin komunikoi vetëm pak orë më parë dhe mori làjmin më të mirë të mundshëm. Tani, po i njëjti dòktor, do i shèmbë botën mbi kokë, duke i kërkuar ndjesë teksa i tregon se ia kanë ngàtërruar anàlizat me ato të dikujt tjetër. Sipas anàlizave që i përkasin Dujgusë, është e vërtetë që ajo nuk mund të bëhet dot nënë. Dujgu përjeton dhímbjen më të madhe por për shkak të të gjithëve që ka në shtëpi, ajo dètyrohet të heshtë.

Pasi shoqëria largohet, ajo mbetet e vetme me Aliun dhe mendon që duhet t’ia tregojë atij si qëndron puna. Sapo tenton t’ia thotë, ai i paraprin me të tjera alùdime, të gjitha të gëzueshme, dhe kështu Dujgu nuk ia thotë dot të vërtetën, pasi zemra nuk ia bën që t’ia shùajë atë entuziasëm që Aliun e ka mbështjellë. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet vëllai i pazbuluar i Aliut, Jamani. Ai dhe Nedimi ndodhen në zyrën e tij kur marrin një telefonatë nga spíúni që kanë futur në shtëpinë e Azizit.

Ai u tregon situatën në shtëpinë e Azizit dhe premton t’u dërgojë vendodhjen menjëherë por në dhomë futet Azizi dhe plani i tij shùhet. Jamani kupton se çfarë ka ndodhur dhe shàn e ulèret, derisa shikon Seherin brenda në zyrën e tij dhe shtánget i tëri. Për fatin e tij, Seheri nuk ka dëgjuar asgjë dhe as nuk dyshòn se është ende në ndjèkje të hákmarrjes. Seheri mendon se nérvozizmi tij ka të bëjë me punën në kompani dhe Jamani as e pohon por as e mohon. Sakaq, Azizi urdhëron që spíúnin t’a lídhin në dépo.

Idrisi dëshiron t’i japë fùnd menjëherë me një plùmb por Azizi nuk e lejon dhe thekson se nuk do ketë vdèkje të tjera. Më pas, i tregon Idrisit se nëna e tyre Asja do niset që atë natë për në Kánada, ndërsa ato të dy do shkojnë vetëm dy ditë më pas. Idrisi kúndërshton me fúri të madhe, duke ngulmuar se nuk largohen dot aq shpejt pasi kanë punë të mbetura përgjysëm, por Azizi nuk tërhiqet nga vendimi tij. Sjellja e Idrisit krijon aq shumë dyshìme në mendjen e Azizit, saqë ai urdhëron dikë që të kontrollojë çdo lëvizje e takim të Idrisit, në muajin e fundit.

PENDIMI/ Ahmeti jep làjmin e rèndë për Aishen

Shuleja vazhdon t’a kërkojë Arzunë gjithandej, pavàrësisht përndjèkjes pènale që mori për shkak të saj. Ajo nuk e mendon në asnjë moment që t’a lërë atë të vetme, prandaj dhe nuk i ndalon kërkimet por asnjë prej kërkimeve nuk i rezulton efektive. Arzuja ndërkohë vijon të jetë e vetme, e dèrrmuar dhe pa para në xhep. Vetëm një ditë më vonë, Arzu do gjejë mënyrën për t’a kontaktuar Shulen në numrin e saj personal dhe kështu do mund të takohen. Shule e dërgon Arzunë në shtëpi, ku pas shumë ditësh ajo bën dush dhe pushon nga lodhja.

Sakaq, ai mëngjes do jetë shumë domethënës edhe për Zejnebin. Ajo futet në dhomën e Aishes pasi shqètësohet që ajo nuk është zgjuar e para në familje. Në mënyrë të tmèrrshme, ajo përballet me pamjen e Aishes që ka rènë në tokë, pa ndjenja dhe me urgjèncë dërgohet në spìtal. Atje, në spìtal, Aishen e merr përsipër Ahmeti si dòktor. Pas kontrollit që i bën, ai tregon me kèqardhje se Aisheja mund të përfundojë e paralìzuar në shumë pjesë të fytyrës e trupit, për shkak të strèsit të madh që ka përjetuar.

Përveçse ndjejnë shumë kèqardhje për të, Zejnebit i shtohen ende më shumë dýshime, nga mënyra se si Aisheja po reagon në gjithë ngjarjen e largimit të Sudes nga familja. Me ato dýshime, ajo shkon në shtëpi, futet në dhomën e Aishes dhe kontrollon kutinë e saj private, ku gjen të dhëna të mjaftueshme, letra e fotografi, që vërtetojnë se ajo është nëna biològjike e të ndjerit Sabri dhe Sudeja është mbesa saj. Teksa Zejnebi po shqyrton çështjen e Aishes, bashkëshorti saj Sinani ndodhet në rrèzik.

Atij i dalin përpara disa burra të àrmàtosur, të dërguar nga avòkat Mehdiu por para se ato të guxojnë të bëjnë gjë, Kadiri i shkon në ndihmë bashkë me gjithë taksistët e tjerë të lagjes, të cilët i njofton ndërmjet një radioje se ka nevojë për përforcime. Ardhja tyre i largon njerëzit e Mehdiut dhe me aq shpëtojnë për atë rradhë. Paralèlisht, në shtëpinë e tyre shkon Meltemi për të takuar Zejnebin. Hapurazi, Meltemi i ofron punë në biznesin që po hap, duke theksuar se pavàrësisht të gjithave, ka besim absolut tek Zejnebi. Për hir të parave që i duhen sa më parë, Zejnebi pranon.

PENDIMI/ Zejnebi mëson sèkretin e Aishes

Shuleja i qëndron mëse besnike Arzusë, ndaj dhe nuk ndalon së kërkuari atë, por nuk arrin t’a gjejë në asnjë nga vendet ku shkèl vetëm për hir të saj. Një ditë më vonë, Arzuja do gjejë formën për ta telefonuar Shulen dhe kjo e fundit, me një shpejtësi rrëke, mbërrin para Arzusë, e merr, dhe e dërgon në shtëpi ku ajo për herë të parë pas shumë ditësh, bën dush dhe pushon në qetësi. Ai mëngjes nuk do jetë aspak i bukur për anën tjetër, aty ku ndodhet Zejnebi me të tjerë. Zejnebi vëren se Aisheja nuk është zgjuar ende ndaj i troket në dhomë.

Në dhomën e Aishes, Zejnebi përballet me pamjen e saj të rènë në tokë dhe pa ndjenja. Me shumë nxitim thërret ambùlancën dhe e dërgojnë në spítal, ku Ahmeti merr përsipër që t’a vizitojë. Pas një ekzàminimi të shpejtë të gjendjes së saj, ai del pranë Sinanit dhe Zejnebit për t’u thënë me shumë kéqardhje që ajo mund të jetë paralízuar në pjesë të trupit dhe të fytyrës. Sipas tij, ajo gjendje i ka ardhur vetëm nga réndesa psikólogjike dhe akumulimi fríkës e pànikut për situatën që po ndodh me Suden.

Zejnebi nuk i jep dot logjikë sjelljes se Aishes, afeksionit të saj në atë gradë pas Sudes dhe të gjitha këto mendime ia shtojnë ende më shumë dyshímet që i janë krijuar së fundmi për të. Edhe pse shkon kúndër parimeve të saj, ajo ia kontrollon kutinë personale që Aisheja ka në dhomën e saj dhe zbulon se çfarë fshèh, të vërtetën, që është gjyshja e Sudes. Para se të ndajë me njeri shókimin që ajo gjë i jep, Zejnebi përballet me ardhjen e Meltemit dhe ftesën e saj për të punuar sëbashku në biznesin që ajo po hap.

Zejnebi shòkohet e tëra, po aq sa Munevveri që ka pranë, e cila dhe pyet përse po ia ofron Zejnebit diçka të tillë ndërkohë që mund të punësojë çdo person. Meltemi qartazi tregon se nuk i beson askujt më shumë sesa drèjtësisë dhe ndërgjegjes së Zejnebit, ndaj dhe Zejnebi pranon. Paralèlisht, Kadiri shpëton Sinanin nga një bàstisje e njerëzve të avòkat Mehdiut. Dy prej tyre e rrèthojnë Sinanin në mes të rrugës dhe me àrmè por Kadiri i shikon, thërret me radio të gjithë taksisët e tjerë, të cilët me mjete të rènda në duar, i shpòrrin të gjithë që aty.