AMANETI/Jamani dhe Nana mbesin të kyçur në dhomë

Koraji gjen Aishen duke drekuar me Feritin në zyrë dhe nga irritimi që ato po qeshnin me njëri tjetrin, ai përpiqet t’i tregojë Aishes se si duhet të flasë me Feritin por ajo nuk ia lejon diçka të tillë.

Ndërkohë në anën tjetër ndodhet Nana, e cila nuk i kontrollon më rrahjet e zemrës para Jamanit. Ajo bllokohet sa herë e shikon dhe për të mos rënë në sy, tenton t’ia mbathë prej tij por nuk ia del dot.

Jamani i shkon nga pas në zyrë dhe i tregon se për shkak të pakujdesive të saj, janë vendosur rregulla të reja për të në punë. Nana i dëgjon dhe nuk kundërshton, gjë që Jamanin e lë pa fjalë.

Ajo do vetëm që ai të largohet sa më parë sepse ka frikë se do e kuptojë që rrahjet e zemrës shtohen nga prezenca tij por sa më shumë që përpiqet t’i largohet, aq më shumë afrohen dhe në fund përfundojnë të mbyllur në dhomën e Jusufit, me bravën e prishur.

Sekrete familjare/Ilgazi zgjedh Xhejlinën para vëllasë dhe babasë së tij

Serdari dërgohet nga ana e Xhunejtit në një hotel të ri luksoz, ku është i detyruar të qëndrojë pa të drejtë daljeje që aty, derisa Xhunejti t’i thotë. Teksa ai shijon jetën, Engini përjeton burgun që nuk e di se e ka për faj të tij.

Vizita e parë në burg do jetë Jektai, i cili shkon për t’a kërcënuar me faktin që Çinari shet drogë prej kohësh dhe këtë nuk e di policia ndaj dhe me atë kërcënim tenton të bëhet me zor avokati i tij por Çinari nuk bie pre e atij presioni.

Paralelisht, vëllai tij Ilgazi qëndron para Xhejlinës, duke thënë emrin e saj si familja tij e vetme dhe zgjedhja tij. Për atë dosje që tanimë Ilgazit nuk i lejohet të punojë, po punon Engini, me një mprehtësi dhe kujdes shumë të veçantë.

Ai arrin të kuptojë se ka qenë dikush tjetër që e ka qëlluar dy herë Zaferin sepse plumbi që ka shkaktuar Çinari, nuk ka qenë në vend vdekjeprurës. Në momentin që flasin, gruaja e Xhaferit, me lot në sy shet unazën e martesës me të, sepse ka nevojë për para.

Sekrete familjare/Xhejlina e vendos Ilgazin mes dy zgjedhjeve

Ajlini dhe nëna saj dëgjojnë nga Xhejlini të vërtetën e madhe dhe të tmerrshme të vrasjes së Zaferit. Ndryshe nga nëna saj që nuk e lejon më Xhejlinin të ketë lidhje me Ilgazin, Ajlini e mbron atë dhe thotë se ai nuk ka asnjë faj në atë mes.

Parsi njëkohësisht po mundohet t’a rregullojë situatën sa më shumë që është e mundur. I vetmi person që merr kënaqësi nga ajo ngatërresë, është Jektai. Ky i fundit, përpiqet t’a nxisë Xhejlinën ende më shumë por ajo nuk i përgjigjet.

Ashtu si Jektasë, ajo nuk i përgjigjet asnjë njeriu, as Nevasë, e cila lë mënjanë çdo gjë dhe ofron ndihmën e saj të pakushtëzuar, duke ndjerë pafund keqardhje për Xhejlinën. Ditën e nesërme, do merret një vendim lidhur me vrasësin.

Çinari dhe Metini pranojnë fajet e tyre përballë gjykatësit dhe ky i fundit vendos që të gjykohen në gjendje të lirë. Në mbrëmje, Xhejlina dhe Ilgazi do takohen në shtëpinë që do bëhej e tyre dhe aty e lë mes dy zgjedhjeve; atë, ose familjen e tij.

 

 

 

Për familjen time/Nebahati bie pre e mashtrimit të Akifit

Akifi ia hedh pa e zënë keq me asnjë provë atë por në shtëpi, e kthen situatën në anën e tij, duke i thënë Nebahatit se është shumë i lodhur nga xhelozitë e saj të fundit. Për më tepër, i përmend disa argumenta po ashtu të rremë, që ajo të mendojë se Suzana e ka mashtruar.

Në fund, ai kërkon të ndahen nëse ajo do vazhdojë me pyetje dhe xhelozi të tilla. Pas atyre fjalëve, Nebahati frikësohet por edhe ndihet në faj sepse Akifi merr të paketojë një valixhe për vete dhe gjithashtu i tregon dy bileta.

Ato janë bileta që ai i kishte marrë për ato të dy dhe pas atyre detajeve, Nebahati beson në pafajësinë e tij dhe në ligësinë e Suzanës. Këtë të fundit, e telefonon për t’i folur si mos më keq, sikur ajo po e ndan nga Akifi.

Suzana shokohet dhe mbetet mes lotësh, se si Nebahati e la sërish në baltë. Por Nebahati nuk mjaftohet me aq, prandaj i shkon pranë Kaanit dhe e kërcënon edhe atë, se si ai do e pësojë nëse ngatërrohet sërish me të.

 

AMANETI/Nana vendos çfarë do bëjë me paratë

Idrisi arrin të sistemojë një përgjues në zyrën e Jamanit, në një vend ku nuk e sheh asnjë njeri. Ndërmjet atij përgjuesi, ai arrin të mësojë se pasuria e Azizit i ka kaluar Nanës. Ai çmëndet, dhe betohet se nuk do e lërë t’a gëzojë pasurinë.

Sakaq, në ato momente Nana po dëgjon Jamanin tek i tregon hallës së tij se ajo, Nana, është shumë e veçantë. Çaste pasi halla largohet nga zyra, Nana futet brenda për të kërkuar ndihmën e Jamanit për investimin që do bëjë.

Ajo shqetësohet që nuk di se çfarë të bëjë me paratë, por halla e Jamanit, pak më vonë, i sugjeron të mendojë çfarë do bëjë pasi Jusufi të rritet e të mos ketë nevojë për dado. Për këtë, ajo madje i sugjeron rikthimin në vendlindje.

Nana mërzitet nga ai sygjerim, derisa pranë i shkon Jamani, i cili e ka studiuar atë dhe është bindur se atë e bëjnë të lumtur fëmijët, më shumë se çdo gjë dhe çdo kush tjetër, ndaj ajo vendos të hapë një jetimore në emër të Azizit.

 

AMANETI/Jamani zbulon ëndrrën e Nanës

Jamani i flet hallës së tij mbi Nanën, për t’i sqaruar asaj keqkuptimet që ka për të dhe Nana gjithashtu e dëgjon përtej derës, duke u lumturuar pafund. Pas largimit të hallës nga zyra, Nana futet brenda për të kërkuar mendim për investim.

Ato nuk arrijnë të zgjedhin asgjë se çfarë do bëjnë me paratë e trashëguara por instiktivisht, Nana shpreh dëshirën për të shëtitur botën, me të dhe Jusufin. Halla i dëgjon dhe nga irritimi, i sugjeron Nanës të mendojë çfarë do bëjë kur të rritet Jusufi.

Duke i theksuar se s’mund të punojë gjithmonë si dado, ajo i përmend largimin që aty, gjë që Nanën e mërzit, por shumë shpejt do e gëzojë Jamani, i cili e ka studiuar natyrën e saj dhe ka kuptuar se fëmijët e lumturojnë më shumë se askush.

Duke marrë shkas nga ajo gjë, Nana vendos të hapë një jetimore private. Gjatë asaj kohe, Kazimi mëson nga përgjuesi në zyrën e Jamanit, se Nana ka përfituar pasurinë e Azizit, ndaj betohet të mos e lërë t’a përdorë atë pasuri.

PREMTIMI/Narini rizhvendoset në shtëpinë e Kemalit

Narini vendos të marrë një shtëpi me qera dhe Kemali e dëgjon, ndaj dhe i ofrohet për t’a ndihmuar që të gjejë një të tillë. E acaruar që ai po e ndihmon për t’u larguar, Narini merr një vendim totalisht të kundërt.

Ajo merr valixhen dhe rikthehet në shtëpinë e Kemalit, duke qenë mëse e bindur për lumturinë e tij dhe të Masallit. Sakaq, në anën tjetër, Rejhani fillon të dyshojë se çfarë duhet të bëjë, të heqë dorë nga vetja apo nga fëmija.

Dashuria e Emirit për të, e bën atë të mbushet me dyshime, të cilat i ndan vetëm me Melikenë. Kjo e fundit, ndan shqetësimin e saj me Hikmetin, por do e dëgjojë fshehurazi edhe Xhavidana.

Ajo irritohet që Rejhani nuk është e vendosur të heqë dorë nga vetja dhe me furi del nga shtëpia. Sapo del, ajo shikon vajzën e mbeturinave që mban veshur rrobat e saj dhe tenton t’ia marrë por nuk ia del dhe përfundon e dhunuar nga ajo.

PREMTIMI/Xhavidana dhunohet nga një e panjohur

Dashuria e madhe e Emirit për Rejhanin, e bën këtë të fundit që të dyshojë nëse duhet të heqë dorë nga jeta e saj apo nga fëmija që ka brenda vetes dhe për këtë, ajo flet vetëm me Melikenë.

Nga shqetësimi që ndjen për Rejhanin dhe pozitën në të cilën ajo ndodhet, Melikeja i shkon pranë Hikmetit dhe shprehet para tij, duke thënë se nuk është e lehtë të heqësh dorë nga fëmijë. Atë bisedë, e dëgjon Xhavidana.

Ajo irritohet duke menduar se nuk po shpëton nga Rejhani dhe del menjëherë nga shtëpia për t’a zgjidhur atë punë. Rastësisht, ajo shikon vajzën e mbeturinave që ka veshur rrobat e saj dhe tenton t’ia heqë por ajo e rreh.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini. Fillimisht ajo vendos për të marrë shtëpi me qera por brenda ditës, ndryshon mendim. Me valixhen me vete, ajo rizhvendoset tek Kemali.

Vajza në dritare/Hajriu tradhëton Nalanin me vajzën Lale

Vajza Lale mbetet e vetme në tavolinë kur shoqja saj largohet pas një telefonate që merr nga i dashuri saj. Asaj i ulet pranë për shoqërim Hajriu, me të cilin fillojnë biseda të thella, duke pirë pa ndalim, derisa lokali boshatiset.

Gjatë gjithë asaj kohe, Nalani në njërën anë dhe Tyrkana në anën tjetër, e telefonojnë Hajriun por pa përgjigje. Ato shqetësohen, ndërkohë që ai shoqëron Lalen për në shtëpi dhe i përgjigjet puthjeve të saj pasionante.

Hajriu fle me Lalen dhe në mëngjes, sapo ajo largohet nga krevati, ai shikon thirrjet e humbura, të cilat janë të panumërta. Me zë të ulët ai i tregon Muratit në telefon se çfarë gënjeshtre duhet t’i thotë Nalanit dhe Murati ashtu bën.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Sedati, me jetën e tij mëse të shëndetshme tanimë. Ai mëson për mesazhin e dërguar nga telefoni Nalanit ku refuzohet puna saj e ëndrrave por nga ai mesazh i ashpër, e kupton se nuk e ka shkruar ajo por Hajriu.

Për familjen time/Suzana prish planin që kishte me Nebahatin

Kadiri me Melisën pajtohen dhe rikthehen siç kanë qenë, ndërkohë që në shkollë, një tjetër çift, Berku me Ajbykenë, janë çdo ditë e më afër. Në atë shkollë, edhe Tollga ndjen diçka për Xhemilenë por Ajbyke nuk i beson atij dhe e largon.

Për hakmarrje, ai gjen një formë për t’a dërguar Orhanin në bibliotekën ku Ajbyke po qëndron me Berkun por Ajbyke nuk bie në kurthin e tij. Paralelisht, Doruku po e pëson nga babai tij Arifi dhe pushteti i parave që ai ka.

Nga ai pushtet, Akifi arrin t’a bëjë Dorukun që të humbasë vendin e punës që kishte dhe që aty, shkon në hotelin ku Suzana e ka ftuar të takohet, me shpresën se do e fusin në kurth sëbashku me Nebahatin.

Suzana shkon në dhomën ku po e pret Akifi por nuk e duron fare që ai t’a prekë ndaj e prish lojën dhe shpërthen, duke u ngritur në këmbë e duke i ulëritur me akuzat që ka kundrejt tij.