AMANETI/Nana i afrohet Jamanit me prekje

Koraji shkon të vizitojë babanë e Aishes, i cili e pyet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse Feriti futet ndonjëherë në atë shtëpi. Koraji e pohon dhe Selçuku menjëherë nxiton për në vendin e punës së Aishes, ku e kritikon atë si mos më keq.

Selçuku largohet ndërsa Aishen e ngushëllon Feriti, derisa e bind të shkojë në shtëpi e të flasë me të. Aisheja shkon dhe tenton t’i shpjegojë babait të saj se Feriti ka ndryshuar dhe se shpesh ua ka shpëtuar jetën, por më kot.

Fjala fundit e Selçukut është kushti që i vendos së bijës; ose Feritin, ose familjen. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, me ëndrrat e bukura që shikon me Jamanin, aq sa ia kap dorën këtij të fundit kur e zë gjumi në zyrën e tij.

Për të zhdukur gjurmët që ka rënë në dashuri me të, Nana telefonon Pinarin dhe sigurohet që Jamani t’a dëgjojë kur ajo e quan të bezdisshëm dhe mëse mizor.

AMANETI/Nana ofendon qëllimisht Jamanin

Nanën e zë gjumi në zyrën e Jamanit, ku dhe shikon ëndrra me të. Jamani i afrohet për t’a zgjuar por për shkak të ëndrrës, Nana ia kap dorën atij dhe i premton se nuk do ia mbathë asnjëherë më prej tij.

Sapo zgjohet, ajo kupton çfarë bëri ndaj dhe sajon një plan të shpejtë që t’ia heqë Jamanit mendimin se ajo e dashuron atë. Nana telefonon Pinarin dhe i flet për Jamanin duke përdorur fjalët “mizor,  i bezdisshëm”, gjë që e dëgjon edhe ai.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, e cila befasohet nga ardhja babait të saj sërish në punë. Ai e gjen duke punuar me Feritin dhe e kritikon si mos më keq, duke pandehur se ajo është kthyer në Stamboll vetëm për të.

Aisheja mes lotësh i shkon nga pas dhe përpiqet t’i shpjegojë se Feriti ia ka shpëtuar jetën asaj dhe Doasë shumë herë por Selçuku i vendos kusht, të zgjedhë ose Feritin ose familjen e saj, sepse ato nuk e pranojnë.

AMANETI/Nana akuzohet për veprimin e Ajnurit

Feriti bashkëpunon në mënyrë perfekte me Aishen dhe Neshenë, derisa ia del që të largohet nga shtëpia e tyre pa i parë babai i vajzave, i cili nuk ia dëgjon dot emrin Feritit, ish dhëndrrit të tij.

Por, si të mos mjaftonte, ai i shkon Aishes vizitë në punë ditën e nesërme, pa lajmëruar asnjë njeri. Aisheja tmerrohet por me bashkëpunimin e kolegëve, e fsheh sërish Feritin.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila rinis punën me Jamanin sikur nuk ka ndodhur asgjë mes tyre. Edhe pse përpiqet të mos debatojë me të, ato sërish e gjejnë diçka dhe grinden.

Nana del nga zyra ashtu si dhe Jamani, pa e vënë re asnjëri që dikush po përpiqet kundër tyre dhe ai person është pikërisht Ajnuri. Kjo e fundit, derdh çaj mbi dosjet e Jamanit dhe faji i mbetet Nanës.

AMANETI/Ajnuri i bën të zezën Nanës

Nana rikthehet të punojë me Jamanin sikur nuk ndodhi asgjë mes tyre por nuk kalon shumë kohë dhe një tjetër grindje ua ndërpret punën, aq sa Nana largohet nga zyra.

I vetmi person që e shfrytëzon atë situatë, është Ajnuri. Ajo hedh qëllimisht çaj mbi dosjet e Jamanit, që faji t’i mbetet pakujdesisë së Nanës dhe pikërisht ashtu ndodh.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja me motrën e saj Neshenë, të cilat po përpiqen me gjithë çfarë kanë, që t’a largojnë Feritin nga shtëpia pa e parë babai i tyre.

Për fat, ato ia dalin dhe e lehtësuar Aisheja rikthehet në punë, por edhe atje, babai saj do i shkojë për vizitë, duke i dhënë nga e para shqetësimin e fshehjes së Feritit nga ai.

Për familjen time/Orhani lë pa ndjenja Nebahatin

Suzana rrëfen para Susenit vjedhjen që vajza saj Harika ka bërë e më pas largohet duke i lënë të vetme, por Suseni vendos t’ia falë Harikës edhe veprimin edhe paratë që Suzana i ktheu, në mënyrë që Harika të vazhdojë shkollën.

Paralelisht, Omeri dhe Asija shikojnë Tollgën që i afrohet Xhemilesë ndaj dhe e paralajmërojnë këtë të fundit që të bëjë kujdes. Orë të tëra kalojnë derisa fillon programi i shkollës, ku ortaku më i ri do jetë Resuli, babai i Berkut.

Ai vjen i shoqëruar nga Suzana, të cilën e ka punësuar si asistenten e tij, gjë që shkakton xhelozi tek Akifi por Shengyli do e shpërqëndrojë me një tjetër problem. Ajo i tregon se Orhani po dyshon dhe në atë moment, Orhani i përgjon.

Ai tmerrohet nga ajo që mëson, se Melisa ka shkaktuar vdekjen e Kadirit ndaj dhe merr të largohet për në polici. Nebahati që i dëgjon tenton t’a pengojë dhe teksa e largon nga vetja, aksidentalisht Orhani e hedh atë nga kati i dytë.

Për familjen time/Babai Berkut shoqërohet në festë nga Suzana

Suzana ia kthen Susenit paratë që Harika ka marrë nga byzylyku që i ka vjedhur. Më pas, Suzana largohet ndërsa Harika mes lotësh i betohet se vetëm donte të qëndronte në shkollë, ndaj Suseni e përqafon dhe ia fal edhe paratë.

Disa orë më vonë, në mbrëmje, do mblidhen të gjithë në shkollë për të festuar ortakërinë e re, atë me Resulin, babain e Berkut. Ai vjen i shoqëruar nga Suzana, të cilën e ka punësuar si asistenten e tij, gjë që Akifin e bën xheloz.

Por, Akifi në atë mbërmje do ketë një problem më të madh se Suzana dhe ajo është Shengyli, e cila i shpreh dyshimet se mos Orhani po dyshon tek tapia e shtëpisë dhe në atë moment Orhani dëgjon e mëson gjithçka për Melisën.

Ai mëson se Kadiri ka vdekur për shkak të saj dhe ulëret duke thënë se do e denoncojë në polici. E tmerruar, Nebahati zë t’a pengojë duke e kapur nga krahu por përfundon duke rënë nga kati dytë kur Orhani e shtyn tutje për t’a larguar.

PREMTIMI/Hikmeti vendos largimin e nipit nga shtëpia

Kumru zgjohet fshehurazi gjatë natës për të kontrolluar shtëpinë dhe në çdo hap e më shumë bindet se do të jetojë në atë luks, edhe pse nëna saj është e vendosur për të mos qëndruar.

Nga një bisedë mes Shehrijes dhe Taxhit, ajo mëson se e motra me Kemalin kanë qenë të martuar formalisht dhe tani janë ndarë. Të nesërmen në mëngjes, Narini viziton nënën e saj për të parë nëse është çdo gjë në rregull apo jo.

Nëna saj shfrytëzon çdo moment për t’i kërkuar falje por Narini e ka të pamundur që t’a falë ndaj dhe largohet prej saj pa i dhënë asnjë përgjigje. Sakaq, në anën tjetër ndodhet një fëmijë i vogël që ka nevojë për kujdes mjekësor.

Ai është djali i Emirit, për të cilin vendoset shtrimi në spital. Paralelisht, Ferideja atë ditë del nga burgu, me paratë për shpëtimin e vëllasë dhe misionin për të qenë nënë për djalin e Emirit, siç Xhavidana i ka kërkuar.

PREMTIMI/Ferideja lirohet nga burgut

Kumru shëtit gjithandej në shtëpinë e Kemalit, duke qenë e etur për paratë dhe luksin. Ajo është aq e vendosur të akomodohet aty përgjithmonë saqë nuk e merr parasysh nënën që ngulmon se duhet të largohen sa më parë.

Të nesërmen në mëgjes, teksa nëna saj i përgjërohet Narinit për t’a falur, Kumru dëgjon me veshët e saj Shehrijen dhe Taxhin teksa për mendin martesën dhe divorcin mes Kemalit dhe Narinit.

Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Emiri që vazhdon të përmendë spitalin si të vetmen zgjidhje për djalin e tij, ndonëse nuk e pranon si të tillë. Një temperaturë e lartë që foshnjës i vjen, do bëjë që Hikmeti të pranojë.

Teksa ai bën telefonatat e duhura për të shtruar në spital nipin, nga burgu po del një person pikërisht për t’u kujdesur për nipin e tij. Ajo është Ferideja, e cila merr përsipër shpëtimin e vëllasë dhe të nipit të Xhavidanës, djalit të Emirit.

AMANETI/Jamani rikthen lumturinë e familjes

Nedimi arrin të fitojë besimin e Jamanit me gjestin që bën dhe me aq, ia hedh. Ai largohet që aty, ndërkohë që në shtëpinë e Jamanit të gjithë e kanë pranuar se ai ka vdekur, ndaj dhe nuk u pushojnë lotët.

Hallë Akça e shikon si të arsyeshme që tanimë t’ia thotë edhe Jusufit por sapo ulet për t’ia sqaruar atë që mendon se ka ndodhur, dera do trokasë dhe pas derës shfaqet Jamani me Nanën.

Ardhja tij i dhuron gjithë familjes lumturi të papërshkrueshme dhe nga halla tij kupton se vetëm Nana nuk e ka besuar se ai ka vdekur. Sakaq, në anën tjetër ndodhet një tjetër person mëse i lumtur që ai nuk ka vdekur.

Ai person është Feriti, i cili përfiton nga situata dhe e bën Aishen të besojë se ende nuk i ka kaluar trauma, ndaj dhe Aisheja përkujdeset për të si për një fëmijë, sepse ndjen dhembshuri.

AMANETI/Jusufi shpëton nga lajmi i hallë Akçës

Jamani arrin të mashtrohet nga Nedimi që rrezikon edhe jetën e tij, vetëm për t’ia fituar atij besimin. Kështu, Jamani i drejtohet shtëpisë së tij, ndërkohë që në shtëpi tanimë të gjithë besojnë se ai ka vdekur.

Madje, hallë Akça përgatitet shpirtërisht për t’i treguar edhe Jusufit atë që beson, se Jamani ka vdekur por sapo merr të flasë, dëgjohet zilja e derës. Jusufi nxiton t’a hapë dhe pas derës shfaqet Jamani me Nanën.

Ardhja tij lumturon të gjithë familjen që kishte nisur ceremonitë mortore për të. Nga një bisedë e shkurtër me hallën e tij, Jamani kupton se vetëm Nana nuk e ka besuar se ai ka vdekur.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, mëse i lumtur që Jamani jeton por edhe e shfrytëzon gjithçka që ndodhi, për t’u hequr si viktimë para Aishes, sepse ajo mendon që ai po kalon traumë ndaj dhe kujdeset për të.