Vajza në dritare/ Festa e Sedatit bën xhèloz Hajriun

Xhavidanën e thërret Rafeti në zyrën e tij, pas mbledhjes me fëmijët ku u caktua Selena si drejtuesja e re e kompanisë. Ai i nxjerr përpara letrat e divòrcit të tyre dhe Xhavidana i firmos menjëherë, pa hezituar, pa i lexuar dhe pa u përgjèruar për ndonjë pajtim. Së fundmi, ajo thotë se gjëja më me vlerë që ajo donte nga ajo martesë, është vetë Rafeti, ndaj nuk i intrereson se çfarë ka shkruar apo nëse i ka dhënë gjë nga pasuria tij. Me të dalë nga zyra tij, ajo merr një telefonatë nga Xhaviti, i cili e dallon në zë se ajo nuk është mirë.

Të dy takohen sëbashku dhe në atë takim, edhe pse e di që Xhaviti ende e dashuron, Gylxhihana sërish flet vetëm për Rafetin dhe ndjenjat e saj kùndrejt tij. Xhaviti duron dhe së fundmi, i kërkon që ajo të mos e lërë Rafetin të fshìjë çdo gjë nga personaliteti i Gylxhihanës që ka qenë para se të njihej me Rafetin. Sakaq, në shtëpi shkon e para Nalanin, e cila surprizon pafund nënën e saj, duke i treguar se ka vendosur të festojë për daljen e Sedatit. Megjithatë, Ferideja i gëzohet një mundësie të re mes tyre dhe e përgëzon Nalanin.

Për atë festim, Nalani zbukurohet si kurrë më parë, me një fustan shumë të hapur dhe që bie në sy menjëherë. Hajriu e shikon duke dalë në atë formë nga shtëpia, dorë për dore me Sedatin dhe përbrenda ndjen një xhelòzi të madhe. Në atë festë ku shkojnë, edhe pse shkojnë sëbashku, Sedati nuk del dot nga natyra tij dhe sërish flìrton me vajzat që u kalojnë pranë. Nalani e shikon por nuk reagon fare ndaj tij, por reagon duke filluar të pijë. Lumturia e saj më e madhe për atë natë, është ardhja e paprìtur e Muzos.

Hajriu ndërkohë vijon t’a vështrojë nga larg, derisa nuk duron dot më por shkon t’a marrë nga tavolina, me një jùstifikim të kòtë. Nalani është pak e pirë dhe e lèndon Hajriun duke i thënë se çdo gjë që ka bërë me të, ka qenë një gàbim i madh dhe ajo është penduar shumë. Muzo i shikon në distancë dhe sapo ai u shkon pranë, Nalani merr një taksi dhe largohet, ashtu siç bën edhe Muzo, pasi i lë Hajriut amanet Sedatin, që t’a marrë nga festa pa përfunduar rrugëve për shkak të pijes së tij të tepruar.

Për familjen time/ Nebahati shòkohet nga videoja që i tregon Shengyli

Kadiri shkon të bisedojë me Mehmetin, personin me të cilin është përzier Ogulxhani me Omerin. Mehmeti nuk e pranon kërkesën e Kadirit për t’ia paguar paratë me këste dhe për më tepër, dètyrohet të pranojë të plàgosë me thìkë një person, për t’i dhënë atij një mesazh nga Mehmeti. Kadiri shkon para atij personi por vetëm i tregon çfarë i kanë kërkuar t’i bëjë dhe i sugjeron t’ia mbàthë që aty. Ndërsa para Mehmetit, Kadiri thotë se e kreu atë punë. Mehmeti që e di të vërtetën, merr masa menjëherë dhe dërgon njerëz për të plàgosur Kadirin.

Ai ia shton bòrxhin duke ia çuar në plot 50 mijë lìra dhe e lë të plàgosur në mes të rrugës. Kadirin do e gjejë Melisa rastësisht, e cila i shkon pranë në ndihmë dhe për më tepër, e shoqëron deri tek shtëpia e shokut të ngushtë, tek Mazllumi. Aty, Melisa ofrohet t’ia japë paratë që i duhen për të shpëtuar por Kadiri përveçse refuzon, edhe e dèbon që aty. Gjatë asaj kohe, motrat, vëllai dhe kushërinjtë e tij po vàjtojnë heqjen e Orhanit nga puna dhe fëmijëve nga shkolla dhe për herë të parë, Shengyli me Orhanin mësojnë arsyen përse.

Shengyli nuk pranon dot që të pasurit t’i hèdhin në rrugë si asgjë, prandaj merr Ajbykenë me vete dhe shkon në restorantin ku në ato momente po drekojnë të gjithë sëbashku. Edhe pse janë me bashkëshortët reciprokë në krah, Akifi sërish e ngàcmon shumë Suzanën, aq sa ajo ndihet shumë në sìklet dhe lehtë i kërkon të ndalojë. Në atë drekim të rëndësishëm me investitorë të huaj, Shengyli me Ajbykenë do u shkojnë paprìtur, që Ajbyke të kërkojë falje, duke thënë dètyrimisht se ka shpìfur dhe ato nuk i ka parë duke u puthur.

Nebahati ndihet e tùrpëruar dhe i merr veçmas, jashtë restorantit. Ajo, përveçse nuk i pranon kërkesat e tyre për falje dhe rikthim në shkollë e punë, edhe i ofèndon. Shengyli nèvrikoset aq shumë, saqë lë Ajbykenë mënjanë dhe lehtë i pëshpërit në vesh Nebahatit se ajo nuk e njeh aspak bashkëshortin e saj që është një vràsès gjàkftohtë. Për t’ia vërtetuar fjalët që po thotë, ajo e fton në shtëpinë e saj dhe Nebahati shkon, menjëherë pas drekimit. Ajo shikon videon e Akifit duke shtýrë Veliun nga ndërtesa e lartë me sytë e saj dhe shòkohet që Shengyli po tregonte të vërtetën.

Për familjen time/ Mehmeti plàgos Kadirin

Përveç fëmijëve që përjàshtohen nga shkolla, edhe babai i dy prej tyre, Orhani, hiqet nga vendi i punës. Të gjithë sëbashku, të dèrrmuar e të rròpatur, kthehen në shtëpi, ku làjmi që do japin, do i bëjë të gjithë po aq kèq sa ato. Në atë moment, për herë të parë, Shengyli dhe Orhani mësojnë arsyen përse fëmijët dhe ai u hoqën nga ajo shkollë. Por Shengyli nuk rri duarkryq, sepse e di që Ajbykeja nuk ka shpìfur por ka treguar të vërtetën për Suzanën dhe Akifin. Në momentin që flasin, Akifi sërish po ngàcmon Suzanën.

Ai ndodhet në të njëjtën tavolinë me gruan e tij, Nebahatin, bashkëshortin e Suzanës, Kenin dhe disa investitorë të tjerë. Në atë drekim, do u shkojnë paprìtur edhe Shengyli me Ajbykenë, që kjo e fundit të kërkojë falje nga të gjithë, duke pranuar se gjòja ka shpìfur nga zemërìmi që ato i shkaktuan. Nebahati i merr veçmas, jashtë restorantit, ku Shengyli i përgjèrohet të vërë dorën në zemër e të mos i lënë fëmijët pa shkollë dhe Orhanin pa punë, por Nebahati nuk pranon dhe madje i ofèndon të dyja, Shengylin dhe vajzën e saj.

E zemërùar pafund, Shengyli i kthehet e vetme Nebahatit dhe i thekson se ka në dorë të ardhmen dhe repùtacionin e familjes së saj sepse Akifi është një vràsès gjàkftohtë. Nebahati tmèrrohet nga ato fjalë por Shengyli i betohet se mund t’ia vërtetojë. Pas atij drekimi, Nebahati pa i thënë njeriu, shkon pranë Shengylit, në shtëpinë e saj. Ajo shikon me sytë e saj vìdeon ku shfaqet dukshëm Akifi duke hèdhur nga ndërtesa e lartë Veliun, i cili vdìq në vend. Shengyli i thotë hapurazi se nëse Kadiri mëson çfarë ka bërë Akifi, do hàkmerret pa hezituar.

Kadiri në ato momente, merr një urdhër nga Mehmeti me të cilin ai tenton të mbyllë bòrxhin e Ogulxhanit dhe Omerit. Mehmeti jo vetëm që nuk pranon t’ia shlyejë paratë me këste por edhe e dètyron të plàgosë me thìkë njërin, që t’i japë atij një mesazh nga Mehmeti. Kadiri e merr përsipër por nuk e bën, ndërsa Mehmetit i thotë se e kreu atë punë. I irrìtuar, Mehmeti e plàgos Kadirin, të cilin e gjen Melisa në rrugë dhe duke e mbajtur nga krahët, e dërgon në shtëpinë e shokut të ngushtë të Kadirit, tek Mazllumi.

PREMTIMI/ Kemali i bën surprizën më të madhe Narinit

Erhani i dërgon një mesazh Narinit në momentin që ajo ndodhet në shtëpi. Në atë mesazh, Erhani shkruan se nuk do e bèzdisë më, se do i dalë nga jeta njëherë e përgjithmonë dhe se shumë shpejt do largohet fare edhe nga vendi. Narini nuk i përgjigjet fare atij mesazhi sepse merr një tjetër mesazh, nga Kemali kësaj rradhe. Kemali i kërkon të bëhet gadi, për një surprizë që ka përgatitur për të dhe këtë lajm kaq të veçantë, Narini e ndan edhe me Shehrijen e Ojën, që gëzohen shumë për ato të dy.

Oja e ndihmon të përgatitet sa më shpejt dhe sa më bukur dhe të treja pàndehin se do jetë ndonjë drekim romantik. Narini nxiton për tek Kemali, por çuditet kur ai e fton të dalin jashtë restorantit, të mos qëndrojnë aty. Sëbashku shkojnë deri në spìtal, ku Narini frìkësohet duke menduar se mos djaloshi që kanë sjellë mbrëmjen e kaluar, ka hùmbur jetën. Kemali nuk i përgjigjet fare, derisa e fut brenda një dhome, që është zyrë dòktori dhe në mënyrën më të paprìtur, i jep asaj uniformën e dòktorit.

Kemali i ka siguruar vendin e punës në fushën që ajo ka pasion, talent dhe diplomë, gjë që Narinin e përlòt, aq sa e bën falenderuese. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Nigari. Ajo e bën xhelòze Xhavidanën kur i tregon se po i dërgon Rejhanit një kafe, edhe pse Rejhani nuk i ka kërkuar gjë. Në një bisedë të shkurtër në këmbë, Rejhani dhe Nigari lënë mënjanë njëherë e mirë gjithçka që ka ndodhur mes tyre, duke pranuar secila gàbimet që ka pasur. Kur Nigari rikthehet në kuzhinë, ajo përballet me një surprizë.

Nigarin do e surprizojë Seferi, i cili ka grumbulluar para për t’i blerë asaj pallton e preferuar, vetëm që Nigari t’a falë që nuk e besoi në një çështje aq të rëndë. Duke biseduar me të, Nigari i përmend edhe atij Rejhanin, se si ajo ishte e vetmja që i qëndroi nga pas dhe për të, thotë se është pikërisht siç duhet të jetë një zonjë shtëpie. Xhavidana  e dëgjon dhe bëhet ende më shumë xhelòze, derisa arrin kulmin kur shikon se si djali i saj e përqafon aq gjatë Rejhanin. E vendosur që t’a hèqë qafe Rejhanin, Xhavidana vendos t’i bëjë kùrth që t’a çojë në bùrg.

PREMTIMI/ Xhavidana planifikon arrèstimin e Rejhanit

Nigari është rikthyer në shtëpi me një përùlje më të madhe se përpara, por vetëm para Rejhanit. Sjellja e saj ndaj Rejhanit e bën xhelòze Xhavidanën ndërsa Nigari me Rejhanin bëjnë pakt që të hèdhin pas shpine çdo gjë që ka ndodhur, duke mos e përmendur më. Për atë që ka ndodhur, bashkëshorti i Nigarit, Seferi, ndihet si mos më kèq. Ai është i vetdijshëm se sa shumë ka gàbuar dhe kërkon me patjetër faljen e saj, prandaj, përdor kursimet e tij që t’i blejë një pallto të shtrenjtë që Nigari e ka pëlqyer shumë por nuk e kanë marrë sepse nuk i kishin paratë.

Edhe pse Nigari gëzohet shumë, ajo sërish e sjell bisedën tek Rejhani, se si ishte i vetmi person që i qëndroi nga pas edhe kur u mësua se ajo kishte vjèdhur unazën e Xhavidanës. Kjo e fundit, e dëgjon Nigarin tek thotë për Rejhanin se ajo është zonjë mbi zonjat, ashtu siç duhet të jetë dikush që mban drejtimin e një shtëpie. Fjalët e saj dhe afeksioni i Emirit ndaj saj, bëjnë që Xhavidana të mbushet aq shumë me mllèf, saqë vendos të luajë në ujëra më të rrezìkshëm, duke planifikuar bùrgosjen e Rejhanit.

Planin e ndan fillimisht me Gylsymin, që refuzon të marrë pjesë por Xhavidana i premton një hyrje apartamenti dhe llogari bankàre të mbushur plot e përplot, ndaj Gylsymi pranon. Pas dakordësisë që merr nga Gylsymi, Xhavidana takohet me Talazin, sepse edhe me të do e realizojë planin që ka. Në anën tjetër ndodhet Narini. Ajo merr dy mesazhe të njëpasnjëshme në celularin e saj, nga dy persona të ndryshëm por të dy mesazhe shumë të rëndësishme. Erhani është i pari, i cili i shkruan se ka vendosur të mos insistojë më tek ajo.

Ai premton se do dalë nga jeta saj dhe madje do largohet fare që aty. Atij mesazhi nuk i përgjigjet fare ndërsa mesazhit të Kemalit që i kërkon të përgatitet për një surprizë, ajo i përgjigjet me vepra dhe shumë shpejt përgatitet e shkon pranë tij. Narini pàndeh se Kemali po e fton në një drekim, por jo. Kemali ka një surprizë shumë më të madhe. Sëbashku por pa i thënë asgjë gjatë rrugës, ato mbërrijnë në spìtal. Kemali e fton të futet në një zyrë të atij spìtali dhe i ofron uniformën e dòktorit, duke e përlòtur teksa i tregon se i ka siguruar punën si dòktoreshë.

AMANETI/ Jamuri rrèmbèn Dujgunë

Jamuri qëndron e mpirë përballë Dujgusë dhe Kàrasë, pas rregjistrimit të zërit që ato dëgjuan. Ajo tenton t’a përgènjeshtrojë duke thënë se Dujgu e ka bërë mòntazh atë rregjistrim zanor por Kàraja tregon se ka qenë ajo që e ka rregjistruar dhe nuk e lejon Jamurin të shpífë mbi Dujgunë. Të gjitha largohen nga kómisariati ndërsa Dujgu nxiton për të shkuar pranë Aliut, duke e ditur që ai është në gjendje aspak të mirë. Ashtu siç ajo pándehi, gjendja e tij është aq e rénduar saqë ai nuk pranon të flasë as me Dujgunë.

Por Jamuri nuk heq dot dorë prej tij, edhe pse i doli në pah génjeshtra e saj e madhe, máshtrimi i mirëmenduar. Ajo lë mënjanë krenarinë e saj dhe i shkon në shtëpinë Aliut duke iu përgjèruar që ai t’a dëgjojë deri në fund çfarë ka për t’i thënë, por Aliu nuk e pranon dhe e dèbon që aty. E gjithë ajo situatë, do ngjallë një tjetër Jamur brenda saj, një person të fríkshëm që i errësohen aq shumë sytë, saqë për hàkmarrje, arrin të rrèmbèjë edhe Dujgunë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, me rregjistrimin zanor që i ka bërë Jamanit.

Ajo e ridëgjon gjatë gjithë kohës, duke u çuditur çdo herë e më shumë që Jamani e tha aq me bindje se nuk është ai vràsèsi i Azizit. Brenda asaj nate, në një orar të vonë, Nana futet në dhomën e Jamani, në zyrën e tij dhe gjen një letër të shkruar nga dora e Azizit, kohë më parë. Në atë letër, Azizi kishte deklaruar se nuk është më e drejtë që ai të jetë dòktori i Seherit sepse atë nuk e shikon vetëm si pacìenten e tij. Çdo detaj që ajo zbulon, e bën atë edhe më konfuze por për diçka bindet, që Jamani nuk është vràsèsi i Azizit.

Nana, menjëherë mëngjesin e të nesërmes, shkon para Idrisit dhe i tregon atij rregjistrimin zanor të Jamanit por Idrisi vetëm e krítikon dhe e akuzon se ajo është mahnitur nga vràsèsi i vëllait aq sa nuk e pranon se ai e ka vràrè Azizin. Nana e ofénduar, heq dorë nga bashkëpunimi me Idrisin dhe betohet se do e gjejë e vetme vràsèsin e Azizit. Që aty, ajo shkon në shtëpi ku i gjen të gjithë të paníkosur për Jusufin dhe Jamanin që u ulèret sepse ai është zhdùkur por shumë shpejt, Nana e gjen Jusufin brenda në shtëpi.

AMANETI/ Nana lexon një letër që Azizi ka shkruar për Seherin

Nana e ka rregjistruar gjithë bisedën me Jamanin, me idenë se ai do rrëfente krímín që ajo pándeh të ketë bërë por nuk ndodh ashtu. Megjithatë, mendja e saj ende nuk është e bindur se ai nuk është vràsèsi i të vëllasë, prandaj dhe i shkon në dhomë, fshèhurazi. Ajo arrin të gjejë një letër që është shkruar nga vetë Azizi. Në atë letër, Azizi, si psíkolog i Seherit, ka shkruar se nuk është më e drejtë që të bëjë më rolin e dòktorit të Seherit sepse nuk e shikon atë vetëm si pacìenten e tij. Ajo letër, do e konfuzojë ende më shumë Nanën.

Megjithatë, pjesa e saj më e madhe beson se Jamani nuk është vràsèsi i Azizit. Paralèlisht, në anën tjetër ndodhet Jamuri përballë Dujgusë dhe Kàrasë. Për të shpëtuar nga situata, Jamuri thotë se e gjitha është një mòntazh nga ana e Dujgusë sepse ajo nuk i ka thënë kurrë ato fjalë gjòja. Génjeshtrën e rradhës së Jamurit do e përgénjeshtrojë vetë Kàraja, e cila tregon se e ka rregjistruar ajo atë të folur, dhe jo Dujgu. E zènë ngushtë, Jamuri dètyrohet që të largohet. Ashtu si ajo, edhe Dujgu largohet nga kómisariati.

Ajo i shkon nga pas Aliut por ky i fundit nuk preferon të flasë as me të, sepse është shumë i zhgènjyer nga e gjithë situata. Mëngjesin e ditës tjetër, Jamuri do i trokasë atij në derë. Ajo është e vendosur të mos heqë dorë nga ai, prandaj i përgjèrohet në derë që t’a dëgjojë edhe versionin e saj, por Aliu nuk pranon t’i dëgjojë asnjë fjalë dhe e dèbon që aty. E tmèrruar nga e gjithë situata, Jamuri shkon në shtëpi por gjendja saj vetëm sa përkèqësohet, në çdo moment e më tepër.

Me logjikën e humbur, ajo planifikon rrèmbìmin e Dujgusë që të hákmerret ndaj saj dhe brenda ditës, arrin t’a rrèmbèjë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana që atë mëngjes i tregon Idrisit rregjistrimin që i ka bërë Jamanit por gjen vetëm krítika nga ai, i cili i thotë se e ka harruar hákmarrjen për vëllanë e tyre. E vendosur, Nana largohet prej tij duke thënë se do e gjejë e vetme vràsèsin. Ajo rikthehet në shtëpi, ku shikon Jamanin duke krítikuar pafund gjithë punonjësit sepse Jusufi është zhdùkur por në çast, Nana e gjen ku është fshèhur ai, brenda në shtëpi.

OSMANI/ Djemtë e Osmanit zemëròhen me njëri tjetrin për herë të parë

Malhumi sëbashku me disa nga gratë e fisit, shkojnë pranë Alçiçekut për të kontrolluar gjendjen e kuajve që do blejnë nga fisi i Alçiçekut. Kali i parë që kontrollojnë, u duket në gjendje jo të mirë për të qenë një kalë lùftè dhe këtë ia thotë edhe Alçiçekut. Kjo e fundit, hipën mbi kalë për t’ua vërtetuar se ai është mjaftueshëm i shëndetshëm dhe i fortë. Në atë moment, pranë tyre shkon edhe Aktemuri. Sapo e shikon Alçiçekun, Aktemuri bie në dashuri me të por nga ndròjtja, e fshèh.

Aktemuri mëson situatën mes Malhumit dhe Alcicekut, ndaj vendos ta vërë ne zbatim duke bërë nje garë me Alcicekun. Ne atë garim me kuaj, te dy mbërrijnë njëherazi në pikën ku vendosen te jetë kufiri garimit por në kthim, Alçiçeku kthehet e para, ndersa ai disa minuta më vonë. Alciceku pándeh te ketë fituar dhe e përdor si argument per te thene se kali është mjaftueshem në gjendje të mirë, por Malhumi e kupton te vërtetën menjëhere. Ajo i tregon Alciçekut se Aktemuri vetem po sillej me kujdes me kafshën në të cilën po kaleronte.

Për të vërtetuar çfarë po thotë, ajo i tregon plàgen e kalit nga ku atij po i rrjedh gjàk dhe keshtu shpalos butesine dhe méshiren e Aktemurit, edhe me káfshen te cilën përdor, prandaj dhe nuk e ka përdorur më me shpejtesi atë. Gjatë asaj kohe, djali Malhumit dhe pjesa tjetër e fisit ndodhen ne cadrat e tyre. Balla shikon djalin e saj te mérzitur, Alaatinin dhe i shkon pranë për te mësuar se çfarë po ndodh me të. Ai shprehet se ndihet sikur eshte shumë më i dòbët se vëllai dhe babai i tij. Alaadini ka dalë në këtë konkluzion në formë të gàbuar.

Babai i tij Osmani nuk e merr me vete në lùftè sepse ai është ende shumë i vogël, ndërsa ai pándeh se Osmani nuk ka besim tek ai. Në momentin që Balla e pyet nese eshte bere xhèloz per vëllanë, vëllai i tij Orhani po kalon prane tyre dhe pyetjen e Balles e merr si te mirëqene. I zemërùar që    ai ndjen xhelòzi për të, Orhani heq dore dhe nuk ia jep dhuratën që kishte përgatitur për të, shpàtën e tij të preferuar.  Menjëherë pas largimit të Orhanit, Alaatini e shpjegon që nuk është xhelòzi por mungesë besimit që ndjen nga ana e babait të tij, Osmanit, ndërsa vëllanë e tij Orhanin, e admiron.

PREMTIMI/ Rejhani e beson historinë që sajòn Gylsymi

Kemali dhe Narini dalin nga restoranti për t’u kthyer në shtëpi dhe rrugës, teksa ndodhen në makinë, Narini shikon Kemalin dhe ndihet si mos më kèq që ai ende nuk di asgjë për Erhanin. Ajo dëshiron të shpëtojë nga ajo bàrrë që po ia gérryen shpirtin dhe vendos t’a bëjë menjëherë, pa humbur fare më kohë. Narini i kërkon të ndalojë buzë detit për një shëtitje para se të shkojnë në shtëpi dhe Kemali i lumtur, pranon. Ato ulen pranë një stoli për të biseduar, me kërkesën e Narinit që e kanë mbuluar emocionet.

Sapo hap gojën për të folur, ato shikojnë një grumbull njerëzish që ulèrasin të rrethuar me njëri tjetrin. Në mesin e tyre shtrihet një djalosh që ka rënë pa ndjenja dhe Narini, për herë të parë para Kemalit, shpalos aftësinë e saj si mjèke. Ajo i jep ndihmën e parë në mënyrë korrekte, ndërkohë që thërrasin ambùlancën. Ambùlanca mbërrin me të shpejtë dhe e dërgojnë në spítal djaloshin e démtuar por bashkë me të shkon edhe Kemali me Narinin për të qenë në dijeni të ecurisë së shëndetit të tij.

Pasi djali dòrëzohet në duart e mjèkëve dhe merren me situatën e tij, një prej mjèkëve i shkon pranë Narinit, për t’a përgëzuar për ndërhyrjen e saktë që ka bërë ajo tek ai, në kushtet e rrugës. Ai e cilëson atë si hèroìnën e mbrëmjes dhe e lumtur, Narini largohet. Sapo dalin që aty, Kemali i drejton dorën, dhe duke e shikuar me admirim si mjèke për herë të parë, ai e fton të njihen nga e para. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Rejhani. Ajo mrekullohet nga një surprizë e paprítur që i vjen nga Emiri, gjë që i lumturon të gjithë.

I vetmi person që nuk lumturohet është Xhavidana, e cila i tërheq veshin edhe Gylsymit që e shikon duke buzëqeshur dhe e rikthen në planin që kanë sëbashku, kúndër Emirit dhe Rejhanit. Gylsymi i shkon pranë Rejhanit dhe me një histori që sàjon, i kërkon asaj falje për gjithçka që ndodhi. Rejhani e fal dhe i betohet se edhe të tjerët do e harrojnë se çfarë ka ndodhur. Por, ajo që nuk e fal është Nigari. Madje, Nigari e bind edhe Melikenë se Gylsymi nuk duhet të falet, pasi nga ajo mund të pritet çdo gjë e fríkshme.

PREMTIMI/ Rejhani merr një surprizë të bukur nga Emiri

Emiri i bën surprizë Rejhanit, duke bërë ambjentin të ngjajë sikur po bie borë dhe ajo surprizë e tij, e lumturon së tepërmi Rejhanin, por jo vetëm. E gjithë familja, përfshirë të sapoardhurit Nigarin dhe Seferin, lumturohen shumë për atë surprizë që po i bëhet Rejhanit, por nëna e Emirit jo. Ajo acàrohet edhe me Gylsymin që gjithashtu i buzëqesh asaj surprize dhe e merr veçmas për t’i kujtuar se aty ndodhet për të zbatuar vetëm planet që ajo e urdhëron të bëjë për të ndarë Emirin nga Rejhani.

Ditën tjetër, dètyrimisht, Gylsymi shkon pranë Rejhanit. Ajo i shpreh gjithë tùrpërimin që ndjen dhe híqet si e víktímizuar duke thënë se mendon që askush nuk do e shohë më në sy në atë shtëpi. Ajo ngulmon para Rejhanit se e ka túrpëruar shumë atë por gjithashtu sàjon një tjetër histori, se si gjòja një shoqen e saj të ngushtë e kishin kèrcènuar disa fájdexhinj dhe ajo e mori orën me mendimin që t’a shiste e të ndihmonte shoqen e saj. Përtej historisë për të cilën Rejhani ndjen vetëm kéqardhje, ndërsa Gylsymi kërkon falje.

Me një zemër të madhe, Rejhani e fal Gylsymin. Mirëpo, Nigari nuk e fal dot Gylsymin. Ajo thekson para Melikesë se nuk ia fal dot që ka qëndruar në heshtje për një akùzë aq të réndë që po i bëhej asaj dhe shton, se nga ajo vajzë, nga Gylsymi, mund të pritet çdo gjë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini me Kemalin. Ato dalin për një shëtitje buzë detit dhe me vete, Narini mendon se nuk duhet t’i mbajë më asgjë të fshèhtë Kemalit, ndaj duhet t’ia rrëfejë të vërtetën me Erhanin, sepse nuk e meriton të jetë në mesin e tyre pa ditur asgjë.

Ajo e bën zemrën gur dhe e fton të ulen në njërin prej stolave për të biseduar. Sapo hap gojën për të folur, ajo dëgjon disa brítma që vijnë nga një turmë njerëzish që kanë pranë dhe nxiton pranë tyre. Një djalosh i rënë pà ndjenja në tokë, ka nevojë për ndihmë imèdiate dhe Narini më në fund shpalos aftësitë e saj si mjèke, i jep ndihmën e parë dhe thërret një ambùlancë për t’a dërguar në spítal. Kemali me Narinin shkojnë sëbashku në spítal për t’a shoqëruar djaloshin dhe aty, mjèku e lëvdon pafund Narinin, duke e quajtur si hèroìna e atij djali.