AMANETI/ Jamani nuk ja del të shpëtojë Nanën

Nesheja vijon të jetë shumë e nevrìkosur me veten e saj për ngathtësinë që ka treguar gjatë shpërnguljes në atë shtëpi. Bisedën e saj me Vollkanin, do e ndërpresë ardhja e së voglës, Doasë. Ajo kërkon të hajë sërish ëmbëlsira por Neshe thotë se për këtë duhet t’i marrin leje nënës së saj, Aishes. Neshe e telefonon menjëherë por nuk merr dot asnjë përgjigje nga ajo. Vollkani tenton t’a ndihmojë duke telefonuar Feritin por nuk e ndihmon dot sepse as Feriti nuk përgjigjet.

Nalani në ato momente, ka në duar të dy telefonët ku po bie zilja. Fillimisht mendon të mos  përgjigjet por më pas ndryshon mendim, që ekipi i kómisariatit të mos alàrmohet e t’u vìhet nga pas për t’i gjetur. Ajo ia mban àrmèn mbi kokë Aishes dhe Feritit kur e lejon Aishen të telefonojë Neshenë, dhe rrjedhimisht, Aisheja nuk i thotë dot asgjë, veçse i kërkon të kujdeset mirë për vajzën e saj. Nalani largohet dhe mbi krye u lë vetëm njërin prej burrave që punojnë për të, me qëllim që ai t’i ruajë.

Mirëpo, ashtu siç Feriti kishte premtuar, ai arrin t’a shpëtojë veten dhe Aishen nga ajo situatë. Përveçse ia dalin të shpëtojnë veten, me àrmèt në duar ato arréstojnë edhe Nalanin, për të cilën e kanë filluar atë operacion sèkret. Në anën tjetër ndodhet Jamani, me gjithë familjen e tij që po shijon shfaqjen e përgatitur nga Jusufi dhe Nana, të cilët, përveç të tjerave, edhe kërcejnë me njëri tjetrin. Në përfundim të shfaqjes, ato duartrokasin dhe ulen rreth e rrotull një tryeze për të ngrënë të gjithë bashkë.

Njerëzit e Idrisit që janë ngarkuar me detyrën për të vràrè Nanën, futen brenda si kamarierët e firmës ku ato e kanë porositur ushqimin atë ditë. Njëri prej tyre merr fshèhurazi një thíkë në banak, gjë që Ajnuri e vëren më vonë. Jamani e dëgjon Ajnurin tek shprehet me vete pas ikjes së tyre, se ato ishin të pàaftë dhe ia morën edhe thíkën e saj të preferuar në kuzhinë. Në ato momente, Nana po u shkon nga pas për diçka që mendon se ato e kanë harruar. Edhe Jamani vrapon pas saj për t’a shpëtuar pasi e kupton se ç’është kúrdisur, por mbërrin vonë sepse ato e thèrin atë me thíkë.

AMANETI/ Nana qèllohet me thìkë nga njerëzit e Idrizit

Jamani, Xhengeri me Ajnurin dhe Neslihani me Adaletin po shijojnë shfaqjen që kanë përgatitur Jusufi me Nanën, ku në fund, ato do e mbyllin me një kërcim, që vetëm Ajnurin e nèvrikos, sepse mendon që po e bën për të fituar vëmendjen e Jamanit. Paralèlisht, njerëzit e Idrisit po planifikojnë vràsjèn e Nanës. Për t’u futur brenda në shtëpinë e Jamanit, ato rrèmbèjnë kamarierët e kompanisë së ushqimit ku ato kanë porositur drekën. Me makinën dhe uniformën e tyre, ato futen brenda dhe nga kuzhina, një prej tyre vjèdh thìkën më të madhe.

Në momentin që tenton të vràsè Nanën, vjen Jamani dhe ai nuk e bën dot. Më pas largohen sepse nuk u jepet asnjë mundësi tjetër e artë, derisa Nana shikon diçka që ato kanë harruar dhe nxiton për t’ua dhënë. Jamani në atë moment dëgjon Ajnurin tek flet me vete për to, se si nuk dinin të mbanin as edhe një tabaka dhe që ia kanë marrë thìkën e saj të preferuar në gatim. Ai kupton se çfarë po ndodh dhe vrapon për të ndaluar Nanën por është shumë vonë, sepse ato e thèrìn me thìkë dhe më pas largohen, pa i zènë njeri e duke lënë Nanën të gjàkosur.

Jamani nxiton ta dërgojë në spìtal, ndërkohë që në mendje ka vetëm vdèkjet që kanë ndodhur në atë shtëpi dhe fàjëson veten që nuk arriti t’a mbronte sërish. Në anën tjetër, dikush tjetër po fàjëson veten. Ajo është Nesheja, e cila ankòhet për veten para Vollkanit, se sa e ngathtë është treguar gjatë shpërnguljes në atë shtëpi. Bisedën e tyre e ndërpret Doa, e cila kërkon të hajë sërish ëmbëlsira por Neshe nuk ia jep dot pa pyetur Aishen. Për këtë, e telefonon por Aisheja nuk përgjigjet.

Vollkani provon t’a ndihmojë duke telefonuar Feritin, por më kòt, as ai nuk përgjigjet. Telefonat e tyre ndodhen në duart e Nalanit, e cila vendos t’a lejojë Aishen të flasë me Neshenë që askush të mos dýshojë e të mos ngrihen t’i kërkojnë. Pasi e përfundon edhe atë punë, Nalani largohet e qetë, duke i lënë pèngjet në dèpo, por Feriti nuk qëndron duarkryq. Ashtu siç i kishte premtuar Aishes, ai e shpëton atë dhe veten që aty, si dhe arrijnë të pràngosin Nalanin, për të cilën edhe e kishin filluar atë mision sèkret.

OSMANI/ Armìqtë planifikojnë të përdorin Malhumin për të rrëzùar Osmanin

Olofi, Marta dhe Kantekuzenosi, takohen sërish në fshèhtësi, për të njëjtin qëllim si përherë; të planifikojnë rrëzìmin e Osmanit. Sipas planit të tyre, primarja është që të púshtojnë çdo tokë që ai ka marrë, më pas të súlmojnë fisin e tij, të Kajive. Por fillimisht, para çdo gjëje, duhet të fusin në kúrth Mallhumin, që ndërmjet saj të rrèzojnë púshtetin e Osmanit. Gjatë kohës që ato bëjnë plane kúndër Osmanit, edhe Osmani me ùshtàrët e tij po bëjnë plane kúndër të gjithë àrmìqve, atyre që e kanë pranuar hapurazi se janë àrmìqtë e tij, si dhe të atyre që qëndrojnë në fshèhtësi.

Ndërkohë, Mallhumi vijon të jetë në krye të fisit të Kajive, sëbashku me djalin e saj Orhanin por edhe me Aktemurin e çdo person tjetër, që jep mendim dhe vlerësohet. Megjithatë, fjalën e fundit e thotë Mallhumi. Prej bèjlerëve të fisit të Kajive, Bajindiri tenton të flasë kúndër Osmanit, në çadrën e Oktem Beut, duke marrë shkas nga dhímbja e gruas së tij, Bengit, e cila ka humbur vëllanë dhe ende  nuk ka marrë hàk, për shkak se Osmani nuk i ka lejuar, deri në një moment të dytë.

Bengi është shumë e gatshme për bisedën që dëshiron të bëjë Bajindiri por Oktemi nuk i lejon dhe gjithashtu u kujton rastet kur Osmani i ka mbrojtur ata. Bajindiri nuk flet dot më gjatë dhe i drejtohet derës për t’u larguar por para se të largohet, me pëshpëritje i thotë Bengit se duhet të bëjë kujdes nga Aktemuri pasi vijon t’i shkojë nga pas Alçiçekut. Aktemuri në ato momente, po vàjton për dashurinë e refuzuar nga Alçiçeku. Nëna e tij Aisheja i shkon pranë për t’i folur që të mos merret me të por Aktemuri i sqaron se ajo çështje është mbyllur.

Por ai nuk e di të vërtetën. Atë të vërtetë do e dëgjojë nëna e Alçiçekut me veshët e saj dhe do tmérrohet. E vërteta është se Alçiçeku po e refuzon vetëm për të parë se sa i qëndrueshëm është ai në dashurinë e tij. Bengi, e tmèrruar, e ndërpret atë dhe i kujton se e ka urdhëruar që t’i qëndrojë larg sepse nuk do e lejojë kurrë të jetë me të, ndërsa Alçiçeku thotë se po e paragjykòn pasi ai nuk ka bërë asnjë gàbim që t’a urrèjë. Mbrojtja që Alçiçeku i bën Aktemurit, bën që nëna e saj, t’a qëllòjë me shúplakë.

Vajza në dritare/ Nalani i bindet kèrcènimit të Feridesë

Nalani përballet me një vendim të paprìtur të nënës së saj, të cilës nuk ka nga i shpëton. Pasi largon Bilurën nga shtëpia me taktikat e saj, Ferideja zhvishet në tùalet dhe fton Nalanin që t’a lajë. Nalani tenton të kùndërshtojë, por nuk ia del. Me një ftohtësi të madhe, Ferideja i thotë se ajo duhet t’a lajë, që t’a përjetojë si ndjesi, pasi shpejt do vdèsë dhe do që kur të vdèsë, të mos e lajë njeri tjetër veçse Nalani. Kjo e fundit trìshtohet dhe nga sytë i rrjedhin lòt, veçanërisht kur Ferideja thotë se mendon që ajo do lumturohet me vdèkjen e saj.

Nalani i betohet se diçka e tillë nuk do ndodhë dhe se e do shumë, ndërsa Ferideja, me po të njëjtën ftohtësi, i betohet se nëse ajo do shkëmbejë qoftë edhe një mesazh me Hajriun, atëherë ajo do e vràsè fillimisht Hajriun e më pas edhe veten. Nalani është e bindur se Ferideja e bën diçka të tillë, ndaj bie dakord me çdo fjalë të saj, ashtu siç bie dakord edhe për t’u kthyer me Sedatin, si shans i fundit për martesën e tyre. Ferideja e pyet nëse do e falë ndonjëherë për jetën që i ka shkaktuar dhe Nalani e pohon me kokë.

Në përfundim të dushit, Ferideja i lë në duar qefìnin, mbulojën që përdoret për të mbuluar të vdèkurin, sipas traditës së vendit. Nalani qàn me dènesë, si një fëmijë, ndërsa Hajriu i dërgon mesazhe të njëpasnjëshme, por nuk merr dot asnjë përgjigje prej tyre. Të nesërmen në mëngjes, Nalani paketon gjërat e saj dhe me valixhe në dorë, del para Feridesë, për t’i thënë se është gadi të kthehet pranë bashkëshortit dhe familjes së tij. Bilura shtànget e tëra, nuk kupton asgjë se çfarë po ndodh dhe as që e pyet dot, pasi i frìkësohet Feridesë.

Paralèlisht, Hajriu po paketon gjërat që ka pasur në shtëpinë e Rafetit, ku ka pranuar largimin nga puna, pa kùndërshtuar për asnjë çast të vetëm. Në momentin që ai del nga dera, Nalani futet brenda duke mbajtur valixhen në dorë dhe me Feridenë që e shoqëron, si përherë. Shòkimi i përfshin të gjithë, ashtu siç përfshin edhe Xhanën, e cila ndodhet në një vend tjetër, përballë Xhavitit. Teksa ajo pret të marrë çelësat e vilës që ka kërkuar, Xhaviti i ofron vetëm mundësinë që të zgjedhë shtètin ku do të shpërngulet njëherë e përgjithmonë.

Vajza në dritare/ Nalani rikthehet me Sedatin

Xhana merr telefonatën e shumëprìtur, nga Xhaviti, i cili i kërkon të takohen pa humbur kohë e të bisedojnë për kërkesën që ajo i ka bërë Gylxhihanës. Xhana lumturohet dhe shkon pranë tij pa humbur fare kohë. Shtëpia në të cilën takohen, mendon se është shtëpia që është planifikuar për të, por jo. Ai i vendos para duarve një hartë të botës, duke i ofruar mundësinë që të vendosë gishtin në vendin ku do të jetojë me fëmijët e saj, për të mos u kthyer më kurrë në Tùrqì dhe Xhana, frìkësohet t’a kùndërshtojë.

Paralèlisht, Nalani frìkësohet nga nëna e saj që i kërkon të shkojnë sëbashku në dush, zhvìshet dhe pret që Nalani t’a lajë atë. E dètyruar, Nalani nis t’a lajë nënën e saj, që me ftohtësi të madhe thotë se po e lë amanet që Nalani t’a lajë edhe kur të vdèsë. Nalani i kërkon të mos flasë për të tilla çështje, ndërsa Ferideja vazhdon, duke thënë se Nalani duhet të rikthehet në shtëpinë e Sedatit dhe t’i japë një tjetër mundësi martesës me të, në të kùndërt, fillimisht do vràsè Hajriun e më pas veten.

Që nga ai moment, Nalani është e ndaluar t’i përgjigjet Hajriut, qoftë edhe me një mesazh të vetëm. Gjatë kohës që ajo po lan nënën e saj, Hajriu i shkruan vazhdimisht, por nuk merr asnjë përgjigje prej saj. Në përfundim të dushit, Ferideja i lë Nalanit në duar qefìnin, mbulojën e të vdèkurve, duke i thënë se po ia lë asaj amanet edhe t’a lajë, edhe t’a mbështjellë. Nalani qàn me dènesë, si një fëmijë, dhe nuk i përgjigjet Hajriut me mesazhe as kur Ferideja largohet. Mëngjesin e të nesërmes, ajo bën gadi plaçkat e saj.

Nalani del me valixhe në duar përballë Feridesë dhe i thotë se është gadi të kthehet në shtëpi. Bilura shòkohet e tëra kur e dëgjon, por nuk reagon dot, për shkak se i frìkësohet Feridesë. Kjo e fundit, e falenderon për mikpritjen dhe bashkë me Hafizenë dhe Nalanin, largohen që aty. Ato mbërrijnë paprìtur në vilën e Korolluve, pikërisht në momentin që Hajriu, bashkë me plaçkat e tij, po del nga shtëpia. Shòkimi i përfshin të gjithë njësoj, si Hajriun, ashtu dhe familjen Korollu.

Për familjen time/ Kadiri mëson se çfarë ka bërë Melisa për Omerin

Asija nuk i pranon akùzat e padrèjta të Nebahatit që e mban fàjtore për zhdùkjen e vàrëses së Melisës, prandaj merr çantën për t’a hapur mu para syve të saj, si vërtetim që nuk ka asnjë vàrëse brenda. Doruku përpiqet t’a ndalojë Asijen duke thënë se diçka e tillë nuk është fare e nevojshme, por Asija e çon deri në fund. Sërish, Nebahati nuk kërkon falje, ndaj dhe fiton gjithë mllèfin e të birit, që vrapon pas Asijes që largohet mes lòtësh dhe kërkon ai falje në emër të nënës së tij.

Asija largohet fare për në shtëpinë e saj, pa thënë asnjë fjalë më tepër, ndërkohë që Melisa nuk ka asnjë informacion për çfarë po bëhet në shtëpi për vàrësen e saj. Ajo kthehet në shtëpi në mbrëmje vonë, pasi ka marrë një puthje të paprìtur nga Kadiri, në faqe. Buzëqeshja që i ka përshkuar fytyrën, do zhdùket kur Doruku t’i tregojë se si e ka akùzuar nëna tyre Asijen dhe për çfarë. Duke u ndjerë në fàj, Melisa tregon të vërtetën, se vàrësen e ka shitur dhe ai rrëfim, i tròndit prindërit e saj.

Për t’i rënë shkurt, ajo thotë vetëm se vàrësen e ka shitur pasi Kadiri me Omerin kishin nevojë për para. Kështu, Akifi e merr sikur Kadiri ia ka kërkuar dhe ai po e shfrýtëzon vajzën e tij. Kadiri, i cili nuk ka aspak dijeni se çfarë ka ndodhur, ndodhet pranë vëllait e motrave të tij, të cilët ditën e nesërme e zbardhin me lòt në sy, pasi është dita e nënave dhe për herë të parë ato nuk kanë kë të urojnë. Fëmijët, të gjithë sëbashku vizitojnë vàrret e prindërve dhe pasi marrin veten nga e qara, kthehen në shkollë.

Atë ditë, në shkollë do ketë aktivitet shitjesh nga vetë nënat e nxënësve, të cilat do mbledhin para që do shkojnë për bàmirësi por Nebahati këtë e merr vetëm si një garim mes nënash. Bashkëshorti saj Akifi, gjatë asaj kohe i shkon pranë Kadirit për t’a pòshtëruar por kupton se ai nuk ka qenë fare në dijeni të diçkaje të tillë. Megjithatë, nuk e refuzon kur Kadiri ofrohet të mos marrë rrogë për disa muaj me rradhë, vetëm që t’i kthejë bòrxhin e parave që Melisa ka paguar për Omerin.

Për familjen time/ Akifi akùzon rèndë Kadirin

Fàjësimet e Nebahatit kùndrejt Asijes, se është ajo që e ka vjèdhur vàrësen që mungon në kutinë e Melisës, do bëjnë që asaj t’i vihet kùndër edhe djali i saj Doruku, dhe madje me shumë ashpèrsi. Asija e lènduar, shkon të marrë çantën për t’a hapur e për të vërtetuar se nuk ka marrë gjë. Doruku tenton t’a ndalojë duke theksuar se diçka e tillë nuk është e nevojshme por Asija sërish e bën dhe i vërteton që nuk ka marrë asgjë. Ajo largohet zemërthýer ndërsa Doruku vrapon pas saj që t’i kërkojë falje, në emër të nënës së tij.

Koha kalon dhe në mbrëmje, Kadiri sjell Melisën në shtëpi. Ai e lumturon duke i dhuruar një puthje në faqe por gjithë buzëqeshja e Melisës humbet kur futet brenda në shtëpi dhe mëson çfarë ka ndodhur me Asijen. Ajo rrëfen të vërtetën, se vàrësen e ka shitur dhe shkurtimisht thotë vetëm se Kadiri me Omerin kanë pasur nevojë për ato para. Nebahati dhe Akifi humbasin torùan nga ai gjest i vajzës së tyre por Akifi ende më shumë zemëròhet, duke menduar që Kadiri po e shfrytëzon Melisën.

Nata kalon me aq për të gjithë, në një kohë që përveç Ogulxhanit, askush nga ana Kadirit nuk e di të vërtetën e vàrëses. Ato zgjohen në mëngjesin e datës nëntë Maj, ku në vendin e tyre festohet dita e nënës. Ajo ditë e shënuar e kalendarit do sjellë lot tek secili prej tyre dhe që në mëngjes, shkojnë të vizitojnë vàrrin e nënës, por edhe të babait. Para vàrreve të prindërve, secili prej tyre qàn me dènesë dhe pasi e mbledhin veten, shkojnë në shkollë, ku atë ditë nuk do ketë mësim por aktivitet.

Nënat e nxënësve kanë hapur tendat e tyre për të bërë shitje të gjërave që kanë zgjedhur vetë të shesin. Teksa ato mundohen të mbledhin para që do shkojnë për bamirësi, Akifi shkon pranë Kadirit në banak, për t’a urdhëruar që të qëndrojë larg Melisës, si dhe për t’a akùzuar se po e shfrýtëzon. Kadiri shòkohet, tregon që nuk është fare në dijeni të diçkaje të tillë por për të mos i mbetur në bòrxh, ofrohet të mos marrë rrogë katër muajt e ardhshëm, gjë që Akifi e pranon pa hezituar aspak.

PREMTIMI/ Narini ndodhet në rrezìk të madh pas kùrthit të Erhanit

Erhani nuk e pranon refuzimin që i bën Narini, prandaj vendos të hàkmerret në një formë shumë të frìkshme. Ai gjen kontaktin me një nga personat e rrethit të ngushtë të màfìoz Xhaferit, nga i cili Narini ia ka mbàthur prej vitesh nga Azèrbàjxhani. Ndonëse ai vetë e ka vràrè qëllimisht djalin e Xhaferit gjatë operacionit që i kanë bërë, ai hèdh shpìfje mbi Narinin dhe thotë se e ka bërë ajo. Për më tepër, e rrezìkon aq shumë Narinin, saqë u tregon atyre adresën e vendit të saj të punës.

Narinit i shkon menjëherë për vizitë njëri prej tyre. Ai hìqet si pacìent por Narini dukshëm vëren se diçka nuk shkon me të. Që nga ai moment, ai qëndron në spìtal, i fshèhur në qoshe të ndryshme, që t’a ndjèkë në çdo hap Narinin. Kjo e fundit, merr dhe një telefonatë nga Shehrija, që mes lòtësh i tregon vendimin e Kemalit për shpërngulje, si dhe kërkon nga Narini që ajo t’a bëjë Kemalin të tërhiqet nga ai vendim. Narini nuk e beson aspak se ka një ndikim të tillë tek Kemali, por Shehrija beson.

Telefonata tyre ndërpritet nga ardhja e Ojës, që fillimisht Narinin e gëzon por shumë shpejt e trìshton, sepse nuk e lejon të flasë, vetëm e rèndon duke i thënë se sa shumë i ka lènduar, e akùzon që nuk u ka treguar më parë dhe nuk e beson kur Narini i betohet se ka dashur t’a largojë Erhanin nga jeta e tyre, pa e marrë vesh njeri se si qëndronte e vërteta. Sakaq, në anën tjetër ndodhet familja e vëllasë tjetër së Ojës, ajo e Hikmetit, ku të gjithë po presin në sallon sepse Suna u ka kërkuar të mblidhen.

Ato presin me padurim ardhjen e saj dhe Suna nuk vonon. Para tyre dhe me një buzëqeshje shumë të madhe, ajo hedh në tokë patèricat në të cilat është mbajtur prej muajsh të tërë dhe për herë të parë pas shumë vitesh që i ka kaluar në kàrrigen me rrota, ajo hedh hapa përpara pa u mbajtur askund. Hapat janë të vegjël dhe të ngadaltë por shumë të sigurtë. Buzëqeshjet përshkojnë fytyrat e të gjithëve dhe ato nxitojnë për t’a përqafuar, por Suna nuk i lejon. Ajo i afrohet vetëm babait të saj, për t’i dhënë kurajon dhe shpresën se një ditë, edhe ai do ecë sërish.

PREMTIMI/ Suna i gëzon të gjithë me làjmin që jep

Suna mbledh gjithë familjen e saj para vetes, duke paralàjmëruar se ka diçka me shumë rëndësi për to. Të gjithë e presin me padurim dhe ashtu të gjithë siç janë, mrekullohen e lumturohen pafund për të, kur e shikojnë duke hèdhur patèricat mënjanë e duke ecur pa u mbajtur askund. Me hapa të ngadaltë dhe të vegjël por shumë të sigurtë, Suna ec, për herë të parë pas shumë vitesh në pamundësi ecjeje dhe pa shpresë se ajo ditë do vinte ndonjëherë. Ashtu mes lòtësh, ajo i afrohet vetëm babait të saj.

Tani që Hikmeti është i paralìzuar, vajza e tij i jep shpresë, se një ditë ai do ecë sërish dhe sëbashku do bëjnë shëtitje buzë detit. Fjalët e Sunës e trèmbin së tepërmi Xhavidanën por ajo nuk reagon dot, përveçse shpreh gëzim për ecjen e së bijës. Pas përgëzimeve të panumërta, edhe Rejhani me Emirin largohen. Ato shkojnë në dhomë për të vënë në gjumë bebenë e vogël, Hasanin, i cili do i përballë me shumë vèshtirësi e të qàra, derisa ai bie të flejë. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Narini, ende në punë.

Ajo merr një telefonatë nga Shehrija, e cila i tregon se është në dijeni të situatës, i tregon edhe për vendimin e madh të Kemalit për shpërngulje dhe gjithashtu kërkon nga Narini që ajo të ndërhyjë e t’a kthejë Kemalin nga ai vendim që ka marrë. Ndryshe nga Shehrija, Narini nuk ka fare shpresa për diçka të tillë por dètyrohet t’a mbyllë telefonatën për shkak se vjen Oja në zyrë. Narini lumturohet nga ardhja e saj dhe pretendon të sqarohet, por Oja nuk e lejon të flasë, sepse do të shfryejë për vete.

Pasi nxjerr gjithë mllèfin që ka brenda dhe e akùzon që nuk ka treguar që në fillim se ajo ka pasur një të shkuar me Erhanin, Narini e ndërpret, për t’iu betuar se ka menduar se do e largonte e vetme Erhanin nga jeta e tyre, pa ndodhur çfarë ndodhi. Me zemër ende të thýer, Narini largohet që aty. Pas ikjes së saj, në zyrë do vijë një pacìent i panjohur që do ngrejë dýshime tek Narini. Ajo nuk e di se Erhani, për hàkmarrje, ka telefonuar njerëzit e màfìoz Xhaferit dhe u ka treguar se ku ndodhet ajo, për të cilën ka hèdhur shpìfje sikur ajo e ka vràrè djalin e tij.

AMANETI/ Nana emocionohet nga premtimi që i bën Jamani

Jamani i është vènë nga pas Nanës por ajo i humb nga sytë në momentin që kupton se është në kùrth dhe duan t’a vràsìn. Ajo vrapon me sa ka fuqì dhe fshìhet në një vend të bràktisur, e tmèrruar për jetën e saj. Jamani që vijon t’a kërkojë pa u frìkësuar, arrin t’a gjejë ku është ajo, falë djaloshit që Nana po ndihmonte në rrugë. Ai futet në ndërtesë, e shpëton nga kùrthi që ishte përgatitur për të dhe i kërkon të mos frìkësohet, duke i premtuar se për sa kohë që ai është gjàllë, nuk do lejojë t’i ndodhë asgjë e kèqe.

Pas atyre fjalëve aq domethënëse për të, Nana rikthehet në shtëpi sëbashku me Jamanin, ku para Jusufit hìqen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por e gjithë ajo ngjarje, ndikon shumë tek Nana. Tek ajo ndikon shumë fakti që u shpëtua nga Jamani, që e mendon dhe e rimendon pa ndalim premtimin e tij, ndikon së tepërmi edhe fakti që e di se ai atèntat është organizuar nga vëllai saj i gjàkut, familjari i vetëm i mbetur, Idrisi, por më shumë nga të gjitha, i ndikon fakti që ka kuptuar se ka gjetur një familje.

Kjo, sepse Xhengeri, Adaleti dhe Neslihani janë shqètësuar së tepërmi për të, ashtu siç janë mèrzitur edhe duke menduar që ajo nuk do kthehet më. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti me Aishen. Me derën gjysmë të hapur në dhomën e Aishes, ato flasin për afeksionin që po krijon Nalani kùndrejt tyre. Nalani, prònarja e atij hoteli, màfìozja e shènjestruar për atë mision sèkret, rastësisht e dëgjon gjithë bisedën e tyre, mirëpo nuk reagon aspak, as nuk ua ndërpret bisedën as nuk i ballafaqon.

Ajo madje kthehet në dhomën e saj dhe i dërgon një mesazh ngàcmues Feritit, gjòja se po e pret me shumë dëshirë në dhomë. Por ajo dëshirë, është nga dëshira për t’i dhënë fund planit të tyre që i rrezìkon asaj gjithë të ardhmen. Nalani e pret në dhomë me një burrë të àrmàtosur, ashtu siç dhe dërgon një tjetër person të àrmàtosur në dhomën e Aishes. Të dy bashkë, si Aishen dhe Feritin, i dërgon në dèpon e nèndheshme të hotelit dhe i lë aty të lìdhur. Aisheja frìkësohet së tepërmi por Feriti premton se do dalin shëndoshë e mirë që aty.